Kryebashkiaku Veliaj marrëveshje me Universitetin e Harvardit për Urbanistikën e Tiranës

3 Mars 2017, 13:50Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sapo është kthyer nga Universiteti i Harvardit, i cili do të nisë një program asistence teknike për zhvillimin urban dhe inovacionin në qytetin e Tiranës.

Duke nisur nga kjo verë, Bashkia e Tiranës do të presë me bursa të Harvardit studentët më të talentuar nga Masteri i Graduate School of Design & Urban Planning, të cilët do të punojnë në departamentin e planifikimit urban me projekte që kanë të bëjnë me Planin e Përgjithshëm Vendor të kryeqytetit, i sapomiratuar nga Këshilli Bashkiak.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Simmon Battisti, koordinator për Planifikimin dhe Edukimin, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit Urban në Bashkinë e Tiranës, Ditjon Baboçi, morën pjesë në konferencën e zhvilluar dje në Universitetin e Harvardit në SHBA, ku u prezantua vizioni i Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, si dhe shpallja e programit të bursave Harvard-Tirana për studentët e Masterit në planifikimin e urbanistikën e Kryeqytetit shqiptar.

Më 29 dhjetor 2016, Këshilli Bashkiak miratoi Planin e ri të Përgjithshëm Vendor për Tiranën, i titulluar “Tirana 030”. Dokumenti me 1200 faqe është baza për planifikimin dhe zhvillimin e qytetit në trembëdhjetë vitet e ardhshme dhe përshkruan një seri projektesh urgjente e të nevojshme për kryeqytetin.

Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon në total 13 Projekte strategjike, të cilat përbëjnë përbërësin strukturor të Planit.

Më konkretisht PPV parashikon: Projektin e Pyllit Orbital; Projektin i Oazëve natyrorë; Unazat e 2 dhe e 4; Projektin e Parkut Botëror; Unazat e gjelbra dhe blu; Epiqendrat e Tiranës policentrike; Shkollat e hapura; Ruajtjen e pasurisë arkitektonike të shekullit XX; Sistem të ri bujqësor dhe rrjet i ri i tregjeve për fermerët; Transport urban me cilësi të lartë; Rrjetin e korsive dhe mobilitetin; Tirana për të gjithë, qytet i aksesueshëm dhe gjithashtu, investime në energjinë e rinovueshme në të ardhmen.

2 komente në “Kryebashkiaku Veliaj marrëveshje me Universitetin e Harvardit për Urbanistikën e Tiranës”

  1. zambi says:

    pasi behet plani therrasim urbanistet e harward.

    Kesaj i thone te lash mutin me shurre thote populli.

  2. Muzapopullore says:

    Dhe pas mbledhjes Erioni, Ditjoni dhe Simoni shkuan kokeulur dhe bishtndershale tek sarajet e Tan Shkrelit. Ky i fundit po djersiste duke thithur nargjile “MJ” ne shoqerine e cmuar te Carapulit dhe Eftibiut. Pazhi i deres R. Petrela njoftoi Erionin, Ditjonin dhe Simonin se Shkreli skish kohe ti priste ne lidhje me Masterplanin e kryeqytetit se Edranes (ex-Tirana). -Kete ceshtje e kemi tymosur me kohe ne – mesohet te kete bubulluar Carapuli duke pop-up qeset e poshte-syve . Nje kopje e ka Boeri. Thuajini tja u fotokopjoje vetem kapakun dhe permbatjen. Te tjerat ju si kuptoni dot se jeni pa shkolle te gjithe. Edhe skane lidhje fare me Tiranen. “Te fala Harvardit” kish teshtitur nderkohe Eftibiu – i cili Harvardin e di per njeri dhe vdes per bere qoka “respekti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje