Mogherini: Jemi gati për negociatat, por e keni ju në dorë! Çoni para reformën në drejtësi! Betejat bëhen në Parlament

3 Mars 2017, 18:51Politika TEMA

Mesazhi i Federica Mogherinit përballë studentëve të Univeristetit të Tiranës ka qenë i qartë, “Shqipëria është Evropë” dhe ajo që mbetet është rruga e vendit drejt integrimit Europian. Sipas Mogherinit, shtetet e ballkanit kanë qenë dhe do të jenë pjesë e europës dhe pa to BE nuk është e plotë.

Mogherini tha gjithashtu se BE është gati të hapë negociatat, por i takon Shqipërisë që të bëjë hapin duke ecur me reformën në drejtësi, jo sepse e kërkon Brukseli, por sepse e duan qytetarët shqiptarë.

Unë shoh që nuk e kërkon Brukseli reformën në drejtësi, por qytetarët shqiptarë. Prandaj është e nevojshme që kjo reformë të kryhet… E kërkojnë shqiptarët, jo BE. Shqiptarët kërkojnë një sistem drejtësie të pavarur, është përgjegjësi e institucioneve ta zbatojnë këtë reformë me të njëjtën qasje që gjetën kur e miratuan atë. Ne jemi të hapur për të çelur negociatat me Shqipërinë, ne jemi gati, tani ju takon juve të bëni një hap më parë me të njëjtin qëndrim që kanë treguar forcat politike një vit më parë“. -tha Mogherini për reformën në drejtësi.

“Këto nuk janë kohë të lehta për rajonin dhe më vjen mirë që ju sot më keni dhuruar një bisedë të këndshme në këto ditë. Për mua takimi me qytetarët e një vendi, për mua të takohem me të rinjtë, më jep mundësinë që ta shoh vendin në sy, sepse nuk e kam këtë luks gjithnjë. Për mua është në mënyrë absolute e qartë se Shqipëria është Europa, ju keni rrugën drejt integrimit të BE-së, por ju jeni europianë.”-tha Mogherini.

Më lejoni të them që tani e ka Shqipëria në dorë të që të marrë hapat përpara. Shqipëria është tani një anëtar i respektuar i komunitet ndërkombëtar. Unë besoj që aktorët në rajon duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrën sesi trajtojnë fqinjët. Unë e di që mesazhi që ju do të prisnit prej meje është që të tregoni  durim, por jo, unë them që ju duhet ti tregoni udhëheqësve tuaj se cfarë doni. Unë do të thoja që ju t’i kërkonit udhëheqësve tuaj me zë të lartë cfarë kërkoni. Nuk dua të keqkuptohem sepse nuk po nënkuptoj protesta, por ju duhet t’i vini përballë kërkesave tuaja udhëheqësit tuaj politikë.”-tha Mogherini.

Dhe në këtë drejtim, përfaqësuesja e Lartë ka nënvizuar se implementimi i reformës në drejtësi është diçka që i duhet Shqipërisë dhe jo Brukselit.

“Janë qytetarët që duan një reformë në drejtësi që shteti të funksionojë më mirë dhe jo Brukseli. Ndaj është përgjegjësi e institucioneve që ta përmbushin këtë reformë. Një sistem i pavarur i drejtësisë lufton krimin e organizuar, korrupsionin, do të tërheqë të rinjtë e interesuar për biznes dhe investitorët. Ka ardhur koha që Shqipëria të marrë hapat e duhura, ne nga ana jonë jemi gati të hapim negociatat”, ka thënë Mogherini.

Nuk ka mbetur jashtë fjalimit të saj edhe kriza politike në Shqipëri, për të cilën Përfaqësuesja e Lartë ka nënvizuar se problemet dhe kontestet duhen zgjidhur brenda dyerve të institucioneve.

Hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit varen nga reforma në drejtësi dhe në veçanti nga vettingu dhe për këtë politikant kanë përgjegjësinë për të punuar brenda institucioneve. Loja e futbollit bëhet brenda fushës dhe jo jashtë saj. Ndaj betejat duhet të bëhen brenda institucioneve, Parlamentit në këtë rast”, ka shtuar Mogherini.

Debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit, jo jashtë tij. Ky është mesazhi i shefes së BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për opozitën. Gjatë bashkëbisedimit me studentë të Universitetit të Tiranës, Mogherini u shpreh se “debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit”.

1 komente në “Mogherini: Jemi gati për negociatat, por e keni ju në dorë! Çoni para reformën në drejtësi! Betejat bëhen në Parlament”

  1. Jemi dakort si popull por kemi nje hall te madh partite politike te gjitha nuk duan qe shqiperia te eci perpara se ku do vjedhin keta po te jemi ne europe !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje