Mogherini-Meta: Përparim pa vonesa në reformën e drejtësisë

3 Mars 2017, 20:05Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua sot me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë,  njëkohësisht edhe Zv. Presidenten e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Meta i shprehu mirënjohjen zyrtares evropiane për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim dhe në veçanti për asistencën e dhënë në kuadër të reformave kyçe.

Në këtë drejtim u theksua rëndësia e avancimit pa vonesa me zbatimin e reformimit të sistemit të drejtësisë në frymën e bashkëpunimit politik e institucional dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së miratuar me konsensus.

Meta u shpreh se “një reformë e bazuar në kushtetutë e rrit besueshmërinë e procesit dhe e përshpejton zbatimin më cilësor të saj” me qëllim që Shqipëria të ketë mundësi ta luftojë më mirë korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe për të krijuar një klime më të favorshme për investimet e huaja.

Gjatë takimit, Meta dhe Mogherini diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen e përbashkët se një Shqipëri e stabilizuar dhe konstruktive i shërben më mirë stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

2 komente në “Mogherini-Meta: Përparim pa vonesa në reformën e drejtësisë”

  1. Toni says:

    Zonja ndoshta nuk e di qe shtangisti qe ka perballe dhe organizata shqiptar-vjedhese qe drejton jane kundershtaret numer 1 te reformes.

  2. Bushi says:

    Edhe Meta, as mish e as peshk.Nuk eshte shprehur qarte me zonje Mogherini,per vetingun,por e ke anashkaluar.Kjo do te thote se Meta eshte per moszbatimin e reformes ne drejtesi,duke qene ne unison me pd-ke.Reformen ne drejtesi,dhe vetingun, e bene vetem nje revolte e fuqishme popullore,e cila e ndjen me shume se kushe, nevojen e nje pastrimi radikal ne sistemin e drejtesise.Peticioni, dhe mijra firma qe po mblidhen per t’u vene ne funksion vetingu,do jene nje thirrje me ze te larte e popullit shqipetare pro vetingut,pro reformes ne pergjithesi,dhe kundra atyre qe po e pengojne kete reforme kaq te rendesishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje