Mogherini radikalëve serbë: Ruani fytin për fushatë

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini u është përgjigjur me ironi deputetëve radikalë në Parlamentin e Serbisë, të cilët brohoritën “Serbia, Rusia nuk na duhet Unioni”.

Ajo iu tha: “Ruajnë fytin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi. Fushata zgjedhore sapo ka nisur. Brohoritjet tuaja nuk do më lodhin”.

Ajo shtoi se BE dëshiron fushatë të qetë parazgjedhore. duke theksuar se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët e Serbisë të përfshihen në vendime kyçe, të cilat vendi duhet t’i ndërmarrë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...