Ndërhyrja e Rusisë, edhe dhëndri i presidentit Trump takoi ambasadorin rus

3 Mars 2017, 10:15Bota TEMA

Në SHBA vazhdon që të ketë shqetësim për lidhjet që administrata e Donald Trump-it pati me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas medieve amerikane, ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak, ishte takuar me një numër të ndihmësve të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar.

Por me prokurorin e përgjithshëm, Jeff Sessions, me ambasadorin Kislyak ishte takuar edhe dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, informoi “Shtëpia e Bardhë”.

Kontaktet e stafit të fushatës Trump me Rusinë janë nën hetime nga agjencia FBI dhe komitetet e ndryshme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Jared Kushner ishte takuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar me zotin Kislyak, në ndërtesën Trump Toëer në Nju Jork, që ishte seli e fushatës së zotit Trump, në “një takim të shkurtër të mirësjelljes”, siç ka vlerësuar Shtëpia e Bardhë, ku ishte i pranishëm edhe Michael Flynn, që më vonë ishte emëruar këshilltar për siguri kombëtare i Trumpit.

Muajin e kaluar, zoti Flynn u detyrua të jepte dorëheqjen sepse e kishte keqinformuar zëvendëspresidentin, Mike Pence, lidhur me bisedat e tij me telefon me ambasadorin Kislyak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje