Ndërhyrja izraelite, shumë të plagosur në Bregun Perëndimor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e organizuara në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë plagosur një numër i madh i palestinezëve, përfshirë edhe gazetarët.

Në protestat e organizuara kundër vendbanimeve të kolonëve hebrenj dhe “Murit të Vajtimit” në fshatrat Nebi Salih, Belin dhe Nalin në afërsi të Ramallahut dhe në Kefr Kaddum në perëndim të Nablusit, ushtarët izraelitë kanë përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Për pasojë u qëllua në kokë me plumb gome fotoreporteri i televizionit shtetëror palestinez Ahmed Shavir.

Ai u dërgua për mjekim në spitalin Rafidija në Nablus.

Ndërkaq, në fshatin Nebi Salih, kolonët hebre, duke dashur të pengojnë protestuesit, kanë goditur dhjetëra palestinezë, përfshirë edhe gazetarë.

Kolonët po ashtu kanë bllokuar rrugën kryesore në fshat, duke penguar kalimin e banorëve, dhe kanë sulmuar automjetet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Ndërhyrja izraelite, shumë të plagosur në Bregun Perëndimor”

  1. Kosovari says:

    Te ngrihen shqiptaret nese jane te sinqerte e te protestojne te ambasada izraelite
    palestina po vuan si kosova jone shume e dashur!
    Mos u tregoni hipokrite!!!

  2. Kosovari says:

    Te ngrihen shqiptaret nese jane te sinqerte e te protestojne te ambasada izraelite
    palestina po vuan si kosova jone shume e dashur!
    Mos u tregoni hipokrite!!!!

  3. Kosovart says:

    Te ngrihen shqiptaret nese jane te sinqerte e te protestojne te ambasada izraelite
    palestina po vuan si kosova jone shume e dashur!
    Mos u tregoni hipokrite!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *