Ndërkombëtarët marrin në dorë pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve, në fokus deklaratat e Llallës, Zaganjorit e Dedjas. Pasuritë janë gjurmuar dhe në bankat e huaja

Gjyqtarët dhe prokurorët në vend do të duhet të nisin të shqetësohen, pasi tashmë pasuritë e tyre janë në dorë të ndërkombëtarëve. Teksa në politikë vijojnë ende debatet sa i takon rolit që do të ketë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, mësohet se ekspertët e këtij operacioni kanë marrë në dorë pasuritë e njerëzve të drejtësisë.

Pak ditë më parë, ata kanë zhvilluar një vizitë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ku kanë rënë dakord për bashkëpunimin sa i takon vetingut.

Mësohet se ata kanë nisur të shohin nga afër procedurat që po ndiqen nga ana e ILDKP mbi verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit, nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vetë institucioni i drejtuar nga Shkëlqim Ganaj ka intensifikuar punën për kontrollin e pasurisë, por ai tani do asistohet nga ONM.

Sipas burimeve, fokusi i tyre do jenë llogaritë bankare nga jashtë vendit. Edhe pse ONM nuk ka rol vendimmarrës, ata do asistojnë në kontrollin e pasurisë, figurës dhe karrierës për secilin prej tyre. Ligji u jep të drejtë të kërkojnë çdo lloj informacioni dhe interesantja është se dyshimet janë që gjyqtarët dhe prokurorët i kanë dërguar paratë jashtë vendit.

Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë, kanë dorëzuar formularët 784  prej tyre dhe sipas burimeve nga ILDKP, do të duhet shumë kohë për verifikimin e tyre. Sipas burimeve të sigurta, aktualisht procesi i punës është në mbledhjen e fakteve dhe dokumenteve për pasuritë e patundshme të tyre apo llogaritë bankare shkruan ‘Sot’. Inspektorët janë duke bërë verifikime pranë ZRVPP dhe pranë bankave të nivelit të dytë. Nga ana tjetër, në kontrollin e llogarive janë duke asistuar dhe punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave.

Sipas burimeve, puna për kontrollin e pasurive ka nisur me krerët e institucioneve. Edhe ligji e parashikon një gjë të tillë dhe për këtë arsye janë hapur formularët e Kryeprokurorit Adriatik Llalla, kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. ILDKP po shqyrton çdo vlerë monetare të deklaruar, ndërsa tani edhe ONM po mbikëqyr procesin dhe po jep asistencën e saj me informacione nga jashtë vendit.

Pak ditë më parë, Drejtoria e Pastrimit të Parave tha se gjatë vitit 2016 pati 1.300 transferta jashtë vendit të dyshimta dhe ato erdhën pikërisht para nisjes së reformës. Për këtë arsye, tani kjo drejtori po heton mbi personat e përfshirë. Sipas burimeve, javën që vjen ONM do ketë një fokus akoma dhe më të madh mbi pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi mbyll procesin e verifikimit të kandidatëve për organet e vetingut. Por pavarësisht përplasjeve politike, ata kanë nisur punë dhe fokusi janë krerët e institucioneve.

Mbetet të shihet nëse dikush do preket nga vetingu, pasi kohët e fundit janë dhënë shenja se e gjithë drejtësia dhe gjyqësori janë në panik. Po ashtu, fokus do u kushtohet anëtarëve të KED, duke qenë se ky institucion nuk funksionon dot pa u realizuar vetingu. Po ashtu më pas do jetë radha e anëtarëve të KLGJ e KLP. Edhe këto institucione nuk funksionojnë dot nëse anëtarët nuk verifikohen të parët.

Në fund do jenë gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë. Verifikimi do jetë i përqendruar në tre aspekte: kontrollin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe të karrierës. Për secilin prej tyre do ketë kontrolle edhe jashtë vendit me ndihmën e partnerëve, pasi mund të jenë fshehur para jashtë territorit shqiptar. Më të rrezikuarit janë ata që kanë dalë hapur kundër reformës në drejtësi.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Ndërkombëtarët marrin në dorë pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve, në fokus deklaratat e Llallës, Zaganjorit e Dedjas. Pasuritë janë gjurmuar dhe në bankat e huaja”

  1. Qimi says:

    Germo Tare germo………
    Se keta kane marr borxh, nga motra 50.000 euro, nga vellai 100.000 euro, qe i kane rrogat 50.000 lek/muaj, por qe kane bere shume lek se kane patur djalin ne kurbet, etj. etj. etj. ….
    Futi ne burg si ne kohen e Enverit dhe i shikon sa “trima & te zgjauar” jane keta!

    1. Sala says:

      Dy te paret jane super te korruptuar dhe duhen penalizuar per korrupsion. Habitem sesi zagari ish ambasadori i korruptuar drejton gjykaten e larte nderkohe qe uji me kos duhet arrestuar perpara se te kerkoje azil ne gjermani

  2. Raimonda vërra says:

    Malokut dhe shpures se tij po i vjen fundi prandaj po bëjnë zhurmë nëpër çadra

  3. ATA, PS PD LSI tallin menderet says:

    qenin e ngordhur do gjejne..ky shkelqim Ganaj duket burre I mire…I PS apo PD eshte?


    sa naïve jeni o milet..ata votuan mosndeshkimim e tyre..ata do tallin menderet per sa kohe mileti bageti injorant shqiptar I thur lavdi hajduteve peshngrites politikane apo piktore komuniste kryeminister

    1. Na mbyten budallenjte says:

      Prandaj vuan ai vend se ka budallenj si puna jote qe I thua Rames komunist! Kur Rama dilte kunder diktatures Salihi bente mbledhje secrete me byrone politike. Sa per reformen, ti dhe idiote si puna jote do lepini ate qe keni peshtyre mbas ca muajsh.

  4. j says:

    Do të lemeriten ndërkombëtaret kur të shohin se si një malok
    vjen nga koperativa me opinga dhe bëhet milioner për 10 vjet
    sikur të ishte B.Gates.Ata e dinë se kanë vjedhur paratë e popullit
    sepse një malok me kollare është i njëjtit derrr si ai me opinga.
    Por të paktën na sollën kulturën dhe demokracinë.
    Hej lum si ne.

  5. Tony says:

    E gjithe kjo zhurme behet per te fituar Kohei te terheqin dhe fshehin prape leket.

  6. malsori says:

    mos harroni 230 milion euro qe vodhi luli i saliut ne rrugen e kombit,vilen e saliut ne gjirin e lales,vicidol dhe ne fark.pasurit perrallore te zenit dhe argites sidhe lidhjet e tyre me kriminelin fazllic.
    jane keto arsyet pse nuk e duan vetingun dhe reformen ne drejtesi.malsori boston

  7. Fishtas says:

    Normal qe po gjurmohen se jane bere me te pasur se te korruptuarit evropiane te vendeve te zhvilluara.
    Nese nderkombetaret nuk levizin tani per te konfiskuar keto pasuri marramendes te paligjshme te elitave shqiptare te ngritura qe ne kihen e ish monarkut Berisga, se shpejti keta hajdute do kerkojne te drejtojne partite evropiane me shkollen e plepave.
    Fillimi i fundit po vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *