Në Turqi nis përgatitja e teksteve shkollore për gjuhën shqipe

Në Universitetin e Thrakisë në Edrene të Turqisë ka filluar përgatitja e përmbajtjes së teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake, të cilat nga viti i ardhshëm akademik do të futen si lëndë me zgjedhje në shkollat e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA). Profesorë të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake janë duke punuar intensivisht për përgatitjen e teksteve, pas miratimit të planprogramit të përgatitur.

Rektori i Universitetit të Thrakisë, Erhan Tabakoğlu, thotë se janë krenarë që ata marrin pjesë në një detyrë të tillë.

“Secilit që i tregojmë, e pranon këtë fakt me kënaqësi. Ky lajm është pritur me gëzim të madh si në Shqipëri, dhe vendet ku flitet gjuha boshnjake. Edhe ata thonë të fusin gjuhën turke. Gjithsesi, ne jemi komunitete farefisnore. Kemi histori dhe kulturë të përbashkët. Edhe kjo afërsi në aspektin gjuhësor do të jetë tregues i afërsisë sonë edhe në shumë aspekte të tjera”, ka thënë ai.

Tabakoğlu është i mendimit se këto lëndë do të avancojnë bashkëpunimin.

“Duke i mësuar, brezi i ri do t’i njohë më së miri trojet dhe gjuhët për të cilat ndiejmë dashuri. Kjo, nga ana tjetër, do të mundësojë ngritjen e marrëdhënieve tona në nivel më të lartë”, thekson Tabakoğlu.

Şahin Kılıç, kryetar i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Boshnjake në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Thrakisë, njoftoi se lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e gjuhës boshnjake do të mësohen për klasat 5,6,7 dhe 8. Ai shpreh besimin se këto lëndë në të ardhmen do të japin kontribute të mëdha për rritjen e komunikimit me Ballkanin.

Ndërkaq, Esin Ömer, anëtare e stafit akademike në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, thotë se pas përfundimit të teksteve shkollore, do të marrin mbështetje edhe nga Fakulteti Pedagogjik në aspektin teknik dhe nga fakulteti i arteve të bukura për vizatimet dhe ngjyrimet në tekste.

Edhe Cüneyt Nur, anëtar i stafit akademik në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Bosnjake, thekson se tekstet në fjalë do të përbëhen nga pjesë për lexim, të cilat, sipas tij, do të jenë të dobishme për ta zhvilluar komunikimin e përditshëm si dhe pjesë në lidhje me sintaksën dhe morfologjinë, duke marrë parasysh edhe aspektin kulturor.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Në Turqi nis përgatitja e teksteve shkollore për gjuhën shqipe”

  1. H.I.Mariotti says:

    Tani, Turqia, do te kerkoje te fuse turqishten ne shkollat shqipe, ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.
    Pra, jana ata dhe jo ne, qe dalin te fituar.
    Synimi, turqizmi i metejshem i shqiptareve…..

    1. a says:

      Turqizimi i Shqiperise nga Rilindasit, po ecen me ritme te shpejta….hajde rilindas hajde.
      E kame thene dhe e them perseri Ed-kar Ramyn, e ka “kapur” Turqia, dhe nuk munde te bej asgje me pak sa c’fare i thote Sulltani, duhet rezuar nga pushteti, me Turqizimin qe po kryen eshte rezik per Shqiptarizmin dhe rajonin.

  2. Klimax says:

    Hahahahahaha! “Jemi komunitete farefisnore”!!!
    Dhe “normale”, farefisi, bosnjaket e “skiptaret” apo vellezerit e nje gjaku me kulture, tradita, bisim fetar e histori te perbashket, duhet te mesojne gjuhen “e dashur” turke!!!
    Hajde Edi “rilindasi”, hajde more Haxhi Qamil! Plotesoja edhe kete kenaqesi turkoshakeve se sic thone edhe ata, “ky bashkepunim gjuhesor do te jete tregues i afersise sone edhe ne aspekte te tjera”, pse jo, edhe nje ribashkim te ish trojeve otomane me popullsi myslimane nen sundimin e Sulltanit Erdogan!!!!

  3. A says:

    Tekstet qe do te hartohen ne gjuhen shqipe per shqiptaret qe jetojne, banojne ne Turqi ne pjesen historike do te shkruhet qe Shqiperia nuk ka qene e pushtuar nga Sulltanet e pjerdhur osman, por turqit kane ardhur ne Shqiperi gjate 500-te vjeteve per pushime, udhetime dhe turizem. Nje pjese e shqiptareve kane patur simpati per Baba Sulltanin dhe me date 28 nentor 1912, shqiptaret jane bere pishman qe kane dale te pavarur.
    Prandaj del qe nje pjese e shqiptareve musliman jane vllezer me turqit, orthodoksit vllezer me greket e sllavet dhe katoliket vllezer me italjanet dhe Vatikanin. Shqiptaret “e vertete” ku jane ??!!
    Politika, Qeveria dhe Ministria e Arsimit te Shqiperise a do ti kontrollojne tekstet, apo vari lesht si gjithenje.

  4. WEB1 says:

    Do fusim turqishten thote prorotipi,Fusni anglishten ,gjermanishten ,gjuhet e vendeve veriore ,spanjishten apo italishten ne shkolla o shqiptare !!!
    Mos u merrni me gjuhe koloniale qe nuk ju hyjne ne pune per asgje ,pervec nje lepirje by ,,,the ne mbreterine e erdos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *