Opozita i përgjigjet maxhorancës: Gati për dialog në tryezë por…ja 4 kushtet tona përmes qeverisë me bazë të gjërë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas takimit që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot me aleatët parlamentarë, koalicioni opozitar ka vlerësuar angazhimin e maxhorancës për dialog.

Me anë të një deklarate per mediat koalicioni opozitar shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar për nje Qeveri të re.

DEKLARATA
Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Opozita i përgjigjet maxhorancës: Gati për dialog në tryezë por…ja 4 kushtet tona përmes qeverisë me bazë të gjërë”

  1. j says:

    Qeka i trashë ky.Nuk e ka kuptuar se nuk mund të vejë asnjë kusht.
    Nga kjo kuptohet se janë fjalët e padronit se ai nuk merr vesh.

  2. toni says:

    po qeveria teknike apo u harru?

    1. Bashiçi says:

      Nuk e kupton kur thote qeveri te re. Nuk e ka perdore fjalen teknike po e ka quajte te re. Me nje fjale don fitore ne tavoline bashoviçi se me vote e din se nuk fiton se populli eshte i zgjuar e Nuk i jep vote vrasesit e hajdutit te parave publike. Jo mor bashoviç , duhet me fitu me vota se ndryshe ne tavoline te me bejne edhe mua kryeminister se pranoj pa problem.

  3. Toni Fieraku says:

    HAHAHA…ca kerkesash! po ti krahasosh me cfare Luli pretendonte edhe bertiste kto jane kot. Luli do te dali nga cadra qe kur LSI refuzoj bashkepunimin, por nuk di me ca preteksti te dali. Se te dilte me nji “po dalim per te miren e Shqiperise” i binte keq…i bi qe sishte burre sepse tha qe nuk dal pa u plotesuar kerkesat. Tani qe do te dali mazhoranca i dha nje dore duke luajtur filmin qe edhe ajo “u detyrua” nga protesta te terhiqet edhe te pranoj kerkesat (me se normale) te opozites. E forte kjo! 🙂

  4. dash says:

    Per nje qeveri te re thote pra…si mund te shpresosh te besh shtet me ata qe duan ta shkaterojne ate…vetem naivet se kuptojne kete…

  5. Bardhi Tolabi says:

    Ja me ne fund u binden se,nuk i plas njeriu ne se bojkotojne apo protestojne keta PeDe-rastet e Lulushes.Po ti shohesh 4 pikat,nuk kane asgje te re,pervec se detyra te zakonshme te qeverise dhe institucioneve ligjzbatuese.E reja e vetme ne kete deklarate eshte:”…permes nje qeverie me mbeshtetje te gjere politike…”.Pra,do te mblidhen perfaqesues te maxhorances dhe te opozites,do te pine ndonje kafe dhe do te ‘bijen dakort” se si duhet bere me “mire”.Mbas ketij takimi do te “ulerase”,Lulushja:Fitore,”fitoj” Republika e re dhe u “rrezua” Republika e vjeter,(duke mbetuar ajo “Republike”,qeveri qe ishte)…por kete rradhe e “pelqyer” prej PeDe-rasteve te Lulushes.
    Keshtu te ndodh,o Lulushe me “mbeshtetje” te madhe nderkombetare,ja fut vetes si kau peles.Aty ne parlament,do te shkoni dhe me vrap bile dhe do shihni se cfare te gremisuri do te keni ne zgjedhjet qe po vijne…
    Ku jane kerkesat tuaja per “qeverine teknike”?Apo sipas jush “qeveri teknike” quhet qeverija qe eshte,por qe do e “pelqeje” kete rradhe dhe Lulushja,Medihoxha,Dulaqis e kompani?
    Hahahahah….Jeni qesharake te paaritshem….

  6. Premtimi says:

    Boboo sa shpejt e harroj ky qeverine teknike.Perfundimisht ky eshte nje lolo sja vlen te merresh me te.

  7. shqip says:

    Ne jemi vend anormal. Dhe si i tille , edhe kerkesat e lylit Jane jashte normales. Ne asnje vend te botes se qyteteruar , nje çete tallavaje kondicionon shtetin. Rama kerkon te beje te moderuarin. Po harron qe Sali kafsha me 70+0/5 deputete beri zbor gjithe institucioneve te vendit. Per me teper i la ne çader Ramistet deri da keta dolen vete. Po bastardi i udb-se nuk i kerkoi kurre te dialogonin. E kuptojme qe kemi te bejme me dy bote diametralishte te kunderta. Me shtetin dhe antishtetin. Po kjo nuk do te thote qe te ulen ne nje tryeze. Per çfare, per show ? Kur gjerat dihet si Jane. Qe nje aventurier , ish kamarier , do te behet k.minister nga tavolina e jo nga zhgjedhjet. Qe u eshte vene nje ligj i hartuar nga aleatet perendimor, dhe kerkohet vetem votimi. Po qe njera pale i shmanget nga frika e ndeshkimit. Per çfare e therrisni tryezen? Therrisni popullin ne referendum ta votoje pa asnje problem. Lerini lulet e sorrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *