Rama: Berisha vuri në shërbim zjarrfikësit e ujësjellësit, vaditnin hashashin e ‘Republikës Autonome të Lazaratit’

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në një takim me drejtues të Policisë së Shteti ku është ndalur në luftën ndaj kanabisit.

Rama mori si shembull rastin e Lazaratit që sipas tij ka qenë një zonë e mbrojtur politikisht nga qeverisja e PD.

“Para 3 vjetësh Republika Autonome e Lazaratit gëzonte mbrojtje politike të shpallur. Ju e kujtoni paraardhësin tim kur publikisht deklaronte së zhvillimi i posatçëm ishte projekt politik” – tha Rama.

Kryeministri tha se në 3 vite policia e shtetit ka shkatërruar 99% të parcelave dhe se ka shumëfishuar operacionet për kapjen e kanabisit.

Sipas tij për hashashin në Lazarat, qeveria “Berisha” kishte krijuar edhe infrastrukturë duke vënë në shërbim Zjarrfikësit dhe Ujësjellësin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama: Berisha vuri në shërbim zjarrfikësit e ujësjellësit, vaditnin hashashin e ‘Republikës Autonome të Lazaratit’”

  1. flori80al says:

    kurse ti e ke hap xhezmen per gjithe republiken e shqinise o pras kashari

  2. Helio says:

    Sala vendosi zjarrfikset per ashashin ne lazerat ndersa rama vendosi policine roje dhe ambulancat per transport te ashashit.
    Nese je dyshues per kete o kryeminister,me kerko fakte dhe behu gati te heqesh nje drejtor policie dhe nje kryetar bashkie (nje nga ata qe u ke ferkuar koken )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *