Rama falenderon publikisht Llallën e Visho Ajazin (nënvizon se para 3 vjetësh në këtë godinë formuloheshin komunikata sekrete për publikun e median)

Plani i ri kombëtar antikanabis ka mbledhur bashkë me një takim kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Tahiri, krerë të lartë të policisë dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Gjatë fjalës së gjatë mbajtur para të pranishmëve, teksa ka numëruar akuzat e radhës për qeverisjen e shkuar dhe mënyrën se si e katandisi vendin, me drogë, mjerim, varfëri e korrupsion, kryeministri Rama ka thënë se me planin e ri do të korret fitorja e radhës në luftën kundër kanabisit.

“Falenderoj Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtorin e Shërbimit Informativ që janë këtu dhe pas një pune të përbashkët për të hartuar një plan të ri kombëtar për luftën kundër kanabisit.

Ishte vetëm para 3 vjetësh kur në këtë godinë formuloheshin komunikata sekrete për publikun dhe median, sot jemi krejt ndryshe”­ tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...