Rusia akuzon Shqipërinë: Tirana po vendos qeveri proshqiptare në Shkup

Rusia ka dalë në një deklaratë për situatën në Maqedoni. Përmes një njoftimi nga Ministria e Jashtme ruse akuzohet Tirana zyrtare për krizën politike në Maqedoni.

“Reuters” shkruan sot se Rusia akuzon Shqipërinë, NATO­-n dhe BE­-në se po mbështesin një qeveri proshqiptare në Shkup.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme ruse thotë se platforma shqiptare e pranuar nga Zaevi nuk është rezultat i bisedimeve mes partive shqiptare në Maqedoni por është importuar nga Tirana.

“Me një bashkëpunim me NATO­-n dhe BE­-në, Shqipëria po përpiqet të vendosë një qeveri proshqiptare në Maqedoni, të krijuar në Tiranë”, shkruan deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...