Tahiri: Këtë vit ne do të fitojmë luftën tonë me drogën

3 Mars 2017, 13:50Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm deklaroi se luftën me kanabisin pa diskutim do ta fitojë policia.

Duke prezantuar detaje nga Plani Kombëtar 3 vjeçar për luftën antidrogë, Saimir Tahiri tha se si fituam në Lazarat vitin e parë, këtë vit pa diskutim ne do e fitojmë në çdo centimetër katrorë të Republikës së Shqipërisë luftën me kanabisin.

Duke u ndaluar tek rezultatet e luftës në vitet e kaluara, ministri kërkoi më shumë punë për ndalimin e organizatorëve të këtij aktiviteti të paligjshëm.

“Unë nuk jam i kënaqur me arrestimin e atyre që organizojnë, përfitojnë dhe pastaj nuk është habi të shfaqen në mes të Tiranës si investitorë apo biznesmenë me paratë e krimit. Kaq sa kemi bërë nuk mjafton, por kemi fuqi dhe jam i bindur që kemi fuqi ta bëjmë akoma dhe pa asnjë diskutim kjo fuqi është këtu.

Por unë kuptoj çdo qytetar, burrë apo grua, të rinj në fshatra dhe zonat më  të thella të Shqipërisë. Politika në 25 vite ju ka mbushur me fjalë se do ju sillte mrekullinë, vaska floriri, lugë të argjendta, gjithçka që ju ka premtuar – por ju lënë në fatin tuaj, në varfërinë dhe mjerimin më të thellë.

Por askush prej jush nuk është kolumbian siç thotë qeveria e djeshme. Askush prej jush nuk është  trafikant dhe kriminel, pse varfërinë që ju la politika në derë në 25 vitet e kaluara kërkuat ta luftonit me këtë sipërmarrje të paligjshme”, tha ministri në takimin ku merrte pjesë Kryeministri Rama, deputetë të Komisionit të Sigurisë dhe drejtues të Policisë së Shtetit.

“Ndonëse jo vetëm Lazarati ishte mu në kokën tonë, por e gjithë Shqipëria ishte e mbytur në Kanabis, të gjithë të qetë. Të gjithë në paqe. E mbi të gjitha trafikantët, në qetësi e në paqe. E që tamam atë qetësi e paqe e kishin parajsë për biznesin e tyre të pashqetësuar.

Sot është e kundërta. Është krejtësisht e kundërta: të gjithë janë të shqetësuar! Dhe shumë mirë. Sepse kjo është arritja jonë më e madhe: shqetësimi i të gjithëve. Askush nuk është i qetë. Askush nuk fshihet. Askush nuk bën “sikur”. Dhe pikërisht kjo qeveri, ne, Policia e Shtetit, i vuri gishtin problemin dhe filluam ta zgjidhnim”, tha Tahiri, duke përballur 2 realitete.

Ai shtoi se ne që po luftojmë nga dita e parë e detyrës, po mbajmë mbi kurriz akuzat e atyre që deri dje ishin në qeveri dhe nuk bënë jo një ditë, por asnjë orë luftë.

“E rrallë është, por ndodh këtu që po të luftosh të akuzojnë se je pjesë e problemit. Të jesh në vendin tim (dhe e them pa ekzagjerim) duket gati-gati se është apo paska qenë më mirë të mos bëj asgjë, gjumë në zyrë, asnjë luftë e asnjë përpjekje – siç bënë të gjithë Ministrat e Brendshëm përpara meje – dhe të paktën do shpëtoje nga akuzat”, nënvizoi ministri.

Një mesazh ministri i Brendshëm e ka edhe për ata që sipas tij e lanë Shqipërinë të masakruar.

“Ashtu grumbull siç janë te “Fronti i së keqes”, as na lëkundin, as na ndalin dhe as na e vështirësojnë dot përpjekjen tonë për të bërë shtet, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të luftuar drogën, për të bërë Reformën në Drejtësi për gjyqtarët e korruptuar që më shpejt i nxjerrin kriminelët se sa i japin dënimin e merituar sipas ligjit”, apeloi Tahiri.

3 komente në “Tahiri: Këtë vit ne do të fitojmë luftën tonë me drogën”

  1. Crusader says:

    Kujdes djemte e tezes.

  2. Qimi says:

    para apo mbrapa…………….zgjedhjeve?

  3. Ata tallin menderet me ty o popull says:

    Patjeter.sdo kete me gangster te mbushin makinat e ministrit me droge… Kaluan 4 vjet dhe nen ministrin Tahiri kemi jo vetem nje Lazarat por gjithe Shqiperia eshte Lazarat.

    Populli nuk eshte idjot te mos kuptoje qe droga nderroji pronare ne Shqiperi , me pare ishte saliu dhe tani Edscobaret Rilindas.


    Sot Edvin Rama ka falenderuar Adriatik Llallen , neser do ta dekoroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje