Torres: Shpresoj të kthehem sa më parë

3 Mars 2017, 11:25Sport TEMA

Pamjet e minutave të ankthit në La Liga, po bëjnë xhiron e botës. Fernando Torres mbeti përtokë pa ndjenja pas një përballjeje të fortë, ku përplasi kokën në sfidën mes Deportivos dhe Atleticos së Madridit.

Të gjithë lojtarët kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për dicka të rëndë me panikun që mbërtheu stadiumin “Riazor”. Për disa minuta, Torres që kishte humbur ndjenjat, u ndihmua nga stafet mjekësore në atmsoferën e ankthit në stadium, pastaj u transportua në barelë mes duartrokitjeve të publikut. Torres pasi u përmend në fushë u transportua në spital.

Gjatë natës erdhën edhe informacionet e para pozitive me lojtarin që është mirë, dhe edhe pse është ende nën shok mund të flasë. Sic bën të ditur Atletico e Madridit që postoi një Tweet në profilin zyrtar të klubit:

“Torres ka pësuar një traumë në kokë. Tani është mirë dhe jashtë rrezikut , ndërsa ekzaminimet e para nuk kanë evidentuar dëmtime me pasoja. Torres është tashmë në gjende të stabilizuar dhe i vetëdijshëm”.

Vetë lojtari postoi një mesazh në rrjetet sociale në të cilin shkruan. “Shumë faleminderit të gjithëve që u shqetësuat për mua si dhe për mesazhet tuaja të mbështetjes. Ishte vetëm frikë. Shpresoj të rikthehem shumë shpejt.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje