Vrau një burrë e një grua në ’97, ekstradohet mirditori

3 Mars 2017, 18:12Kronika TEMA

Interpol Tirana ka ekstraduar sot Gjergj Cupin (Çupi) 48 vjeç, i cili vrau një burrë dhe një grua në vitin 1992 dhe më pas u arratis në Britani.  Ai është banues në Kaçinar të Mirditës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin Nr.70, datë 23.02.1999, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me  25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78, 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Historia e vrasjeve daton që në vitin 1992 dhe lidhet me përplasjen e dy familjeve Çupi e Ndreca në Kaçinar të Mirditës për motive hakmarrjeje.

Fillimisht vritet vëllai i Gjergj Çupit, Petrit Çupi. Asokohe, i pandehuri Mirash Ndreca u dënua me 22 vite burgim dhe vuajti dënimin deri në momentin që burgjet u hapën në vitin 1997.

Mirash Ndreca u arratis ndërsa Gjergj Çupi duke përfituar nga situata kur popullsia u armatos nga hapja e depove të armëve, mori një armë dhe më datë 27. 07. 1997 ka kryer vrasjen me paramendim të Mirash Ndrecës në zonën e quajtur “Karburanti i vjetër” në qytetin e Rrëshenit. Si pasojë e plumbave mbeti viktimë edhe shtetasja Donika Kadeli ndërsa u plagosën Prend Perkeqi dhe Frrok Perkeqi.

Gjergj Çupi u shpreh se mori gjakun e vëllait të tij dhe u dënua për vrasjen me paramendim të Mirash Ndrecës dhe Donika Kadelit si dhe vrasje e mbetur në tentativë për Prend Perkeqin dhe Frrok Perkeqin.

Autoritetet britanike e arrestuan Çupin në vitin 2005 ndërsa tanimë kanë vendosur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

1 komente në “Vrau një burrë e një grua në ’97, ekstradohet mirditori”

  1. Lu says:

    Po u zgjidhka deputet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje