Vuçiç ankohet: Po të flisja si Thaçi për Maqedoninë, do plasnin sanksionet

3 Mars 2017, 19:45Rajoni TEMA

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, i’u ankua në një konferncë për shtyp në Beograd shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, se të gjithë liderët së bashku duhet të punojnë në ruajtjen e stabilitetit regjional.

“Ne presim në të ardhmen bashkëpunim më të mirë me BE-në dhe dëshirojmë që BE të dërgojë të njëjtin mesazh për ruajtjen e stabilitetit të nevojshëm për të gjithë rajonin tonë. Por ajo që na pengon për serbët dhe Serbinë është se shpesh ekziston një qasje dhe standard ndaj dikujt, ndërsa një tjetër për dikë tjetër dhe unë kam frikë se nuk ka përgjigje se çfarë do të ndodhte nëse unë si kryeministër them për serbët në Bosnjë që ata duhet të marrin gjërat në duart e tyre, ashtu siç bëjnë të tjerë për Maqedoninë”, ka thënë Vuçiq, raporton Blic.

Ai ka thënë se çdo përgjigje, cilado që të ishte, nuk do të ishte themelore.

“Ne serbët duhet që të mësohemi me këtë”, tha Vuçiç.

Ai vuri në dukje se, thënë metaforikisht, “do ta varnin në Terazi” (shesh në Beograd), për shembull, sikur ai të bënte deklarata të tilla si disa politikanë shqiptarë.

“Jam i shqetësuar për faktin se të gjithë heshtën për deklaratat e tmerrshme të Thaçit (Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi), bile edhe mediet tona, që shqiptarët në Maqedoni duhet të marrin gjërat në duart e tyre. Sikur dikush ta thoshte këtë këtu, nuk do t’i vendosin vetëm sanksionojnë atij personi, si edhe sanksionet joformale për Dodik-un, por do të vendosnin sanksione kundër Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

 

3 komente në “Vuçiç ankohet: Po të flisja si Thaçi për Maqedoninë, do plasnin sanksionet”

  1. boom says:

    Ankohen keta bastarde gjenocidale.Republika Srpska eshte pjelle e gjenocidit serb. Serbet atje kane me shume te drejta se kane Shqiptaret e Maqedonise.

  2. kuq e zi says:

    cfare ka serbia ne maqedoni qe te shprehet???
    ndersa maqedonia u shpall republike me qellimin kryesor qe te ndanin shqiptaret per ti kontrolluar me lehte

  3. Treviso says:

    Vuçiç luan rrolin e femijes para edukatores. Ky do ta ndryshoje Serbine? Per mua Sebija me kryeminister Vuçiç nuk ndryshon per mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje