Agorá e “Republikës së Re” të Lulzim Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Myslim Pasha*

Projektimi i këij spektakli me çadër në të vërtetë është një gjetje…një farë kujtese  për shqiptarët e sotëm, të cilët në dhimbje pafund s’e kanë arritur dot standartin demokratik, në  izolimin e tyre, dramën e një vendi me ekonomi të rrënuar. Kjo që po përjetojmë është një klithmë e përbashkët e ngërçit në të cilën e ka sjellë politika,  Shqipërinë !

Në kryeqytetin e Republikës, është risjellë një gjasme Agorá, si një zgjim i jetës politike,  e Lulzim Basha, e ka zgjedhur këtë sfond dhe skenë ligjërimi e aktrimi politik, njëllojshëm me mashtrimin   “shejtan budallajt”.

Shejtani i Përroit  iua kujtoi popullit Republikën e Re…

Mba veten o njeri ! Katër vjet më parë Edi Rama artikuloi Rilindjen !  Ja paralelja e cila bashkohet tragjikisht tek dera e Kryeministrisë. Sa më shumë po kalojnë ditët, frika  rritet,  iluzioni i ndjesisë dhe peceptimit fillon e kërkon të vërtetën…

Por e vërteta është larg.

Ngërçi që po sjell Lulzimi ( dhe keqpërdorimi i demos-it ) është i pangjashëm, çka vjen kundër “Agorá-s “.  Teatri ligjërimor, secili hap,  po shton Agoráfobinë ( frikën nga çadra…)  ndaj lëndës politike që ajo kërkon të sjell.  Agorá po shqyen veten në sytë e popullit që kërkon të flasë.

Po çfarë të flasë. Lulzimi rrëfen Republikën e Re.

Le ta qasim muhabetin ! Të gjithë e duan një Republikë të Re, sepse në këtë periudhë Lirije dhe Demokracije, të dyja kanë humbur, edhe “liria” ( e cila e ka një çmim shumë të shtrënjtë, po  edhe “demokracia” ( e cila po ashtu e ka një çmim aq të lartë).

E duan Republikën e Re.

Se jetojnë në padrejtësi! Se përjetojnë  tmerrin e përditshëm të varfërisë, të diziluzionit dhe frikës nga e nesërmja.Se korrupsioni ekonomik është tanimë zot shtëpie dhe zot shteti…i të gjithëve. Se dëshira për të ikur jashtë Shqipërisë është pjesë e zemrës së vrarë së rinisë.. Se botanika e Drogës si një dëshirë për të vdekur pushtoi hapësirën si një vetndëshkim fatal.

Me të gjitha këto u ndesh Edi Rama me Rilindjen e tij, dhe nuk ia doli dot. Siç e thamë atypari…ra në gropën e lënë nga Qeveria e Bashës.

Në çastin kur mund të lihej një dëshmi dhe mbresë Reformimi për Drejtësinë, Agorá artikuloi kryengritjen ndaj saj, sepse vet Lidershipi i Opozitës ndjehej në rrezik, Mashtrimi doli sheshit, në Sy të Europës.   Dhe,  në këtë aktrim,  Lulzimi i ngjan një adoleshenti në një ngulkëmbje të marrë, “për të thënë se unë u rrita, a më shihni se kush jam! “ dhe fatkeqësisht mbetet qesharak, e “nuk ngjit “  Dhe po vijojnë shqelmat që ai hedh, për të hedhur poshtë secilin rregull loje e secilin hap demokratik për aq sa është…se s’mund të ketë kurrë një fillim nga e para…

Po kush e ligjëron Republikën e Re?

Një Lulzim- politikan që ka kontribuar për të hedhur rrënjë Republika e Vjetër.

Ajo Republikë e cila në Vitin ’97 dha shëmbëllimin e  kaosit… Autor ishtë tutori  i Lulzimit, Sali Berisha,  që në Agorá flet për një Revolucion Demokratik.

Mashtrimi ekonomik, Korrupsioni, Drejtësia Funebre, Mafia Shtetërore, shitja e Pasurisë kombëtare, humbja e identitetit të Pronës, shitja e Integritetit Territorial, kultivimi dhe eksperimentimi i Principatës së Drogës, shuarja tërësore e Drejtësisë,…janë Algoritmi i Republikës së Vjetër, ku Lulzim Basha është një nga shtetarët e politikanët më të rinj që ka dhënë ndihmesën e tij në lulëzimin pranveror të vdekjes së Republikës së vërtetë të shqiptarëve.

Ky është Absurdi i Madh!

Të kalojmë sërish në krahun tjetër. Lulzimi e di se edhe Kundërshtari i tij, e ka përdorur që në fillim këtë Terminologji. As “djathas e as Majtas “ ai përzgjodhi një Rilindje se e di fort mirë se në ç’situatë e gjeti shtetin kur fitoi zgjedhjet. Ramës ia lidhi duart Pushteti i Padrejtësisë dhe nuk e la të qeverisë. Të gjitha qeverisjet krijuan kodrinën e vdekjes së 97-tës e më pas gropën humnerore që krijove Lul me Berishën.

Në atë gropë ngeli brenda Edi Rama dhe s’po del dot,  ai kërkon një dorë ku të kapet…po a vlen vallë fija e kashtës demokratike që po ia hedh ti Lulzim ?

Ti e gjete në lashtësi Agorá-në dhe ai po kapet me të…në notin grotesk të humnerës ku kemi rënë bashkërisht.

Republikën e Re mund ta krijoji një formacion i Ri, alternativë e cila  fatkeqësisht ekziston në Shqipëri por është e pandriçuar se Partitë e Vjetra …at bylmet kanë…o Lulzim ! Populli në Agorá, kërkon Integritet. Ideali  dhe morali kombëtar, nuk pipëtin kërrkund…Ai pothuajse është shuar dhe ti Lulzim nuk mund ta ndëzësh dhe inspirosh dot.Të gjitha qeverisjet krijuan kodrinën e vdekjes së 97-tës e më pas gropën humnerore të Berishës.

Ndërkaq ti po ligjeron Republikën e Re!

Republika e Vjetër është e fortë e me shtresë korruptive politike, me arkitekturën vrastare antikombëtare, çka po e rrëfen Agiorá-ja juaj në Bulevard. Protesta politike është e PD-së së Vjetër, e të zhgarravitur në Demokracinë e Ferrit në të cilën dhe ti Lul je përfshirë.

“Mea culpa” e jote për mëkatet nuk shkon fare…ndaj çadra e Agorá-së vuan mëkatet e tua.Si mund të shkëputesh nga e kaluara…ajo e kaluar të ndalon që të shkosh në Parlament për Vetingun, ndaj tani si në teatër të Kukllave  me duart e tua bën truke e gjeste klounësh…që Agorá nuk i pranon, nuk i ha dot. Se kjo është politikë e vjetër dhe askurrë moderne. Në kreun e Agorá-së edhe pse e lagur në shi, është Skeptri anakronik i atit tënd shpirtror, Sali Berishës !

Kjo nuk është opozitë…Shikojeni, pra, shëmbëllimin e Krizës !

Nuk është problem,  nëse u mbajtën zgjedhjet në qershor apo në tetor me/apo/ pa qeveri teknike…S’është halli i zgjedhjeve po halli i humbjes së tyre nga PD-ja,  se ajo ndodhet kundruall greminës. Nuk e them kurrë se ata që do të fitojnë janë shumë më të mirë se ju !

Rruga Qorre! Ja këtë po tregon Agorá-ja juaj. Sa më shumë shkojnë ditët ju afroheni në verbëri ! Sepse nuk vjen dritë  nga urrejtja që është mbjellë në Shqipëri !

Dhe ju kërkoni Republikën e Re! Ja ky është mashtrimi !

Çfarë pos jell  Protesta? I dha rezultatet e para të ashtuquajturit “Revolucion Demokratik “ :

Vetingu nuk bëhët ! Ky është suksesi juaj ?

Për cilën Republikë e keni fjalën ! ?

Agoráfobinë e kemi të pranishme !

Mashtrimi është i frikshëm !

*Koloneli i Detit, Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Agorá e “Republikës së Re” të Lulzim Bashës”

  1. EKZEKUTUSI says:

    i Nderuar Myslym Pashaj..(Patriot)::kame RESPEKT Per Zoterin Tuaj..duke u Nisur nga Vlerat ATHETARE qe keni, dhe qe jane KARAKTERISTIKE E KRAHINES SONE…por sa per Shkrimin e Mesiper..i ke rene “Rreth dhe rrotull”..themi ne Nga Mallakastra…pra i ke rene Gjate… Praktike kjo e nje “Gjuhe Diplomatike” qe jo shumekush ne Shqiperine tone te Semure nga “Demokracia Berishjene” e Kupton..
    Pse NUK THUA: Ti “Lule” nuk ke Arome Luleje per Lulezim Bashen…dhe pse nuk i thuat TROC:Ti KRIMINEL je Ulur dhe ke Ngritur Cadren e TRADHETISE KOMBETARE , mbi Gjakun e 4-ter te Vrarve??DHE PO THITHE AROME E KETIJ Gjaku..qe therret per Drejtesi?????dhe ka shume per te Shkruar…por i Nderuar Myslym Pasha..Ky “Pordhaci” Lulezim Basha..nje Bastard i Ndyre qe vete jeton ne Hollande tre-dite ne Jave….PO NA BEHET “POLITIKANE” ne nje Cader ne mese te Tiranes..dhe po u thote Shqipetareve:E SHIKONI JAME UNE AI QE UA FUTA???QE JU LASHE PERSERI JASHTE EUROPES….pra ky Lule Basha eshte ai qe Paska “Celsat” e Shqiperise per ne Europe???A nuk eshte mire z.Myslym Pashaj qe ti Japim Lulezim Bashes “Celsat e Kashtes”..me Ane te n je Organizimi Mbarekombetare per Reformen ne DREJTESI( Referendum)..dhe ku te kene te Drejte te VOTOJNE EDHE EMIGRANTET SHQIPETARE NE MBARE BOTEN akoma edhe ata qe Punojne ne te “Zeze” ose Nuk kane Dokumente dhe Lejeqendrimi akoma edhe Presideti te Zgjidhet jo me se do Berisha ..Mediu…apo Meta..por DREJTEPERDREJT NGA POPULLI????
    Pra Z.Myslym Pashaj…BANDA E INSTALUAR NE SHQIPERI, ne Kupolen e Politikes Shqipetare eshte ne Funksjon te Interesave Serbo-Greke..ju kete e dini me mire se Une….Pyetja per Shqipetaret qe duan Shqiperi eshte:SI DO TI SHKULIM KETA CIBAN..njehere dhe Pergjithmone..??Gjuha e Fundit e Diplomacise eshte Dhuna..por Kjo “Dhune” duhet te Perdoret per Interesat KOMBETARE SHQIPETARE…akoma edhe duke Hequr Qafe keta BASTARDE DHE SPIUNE TE NDYRE QE PO NA PENALIZOJNE SI KOMBE..lol

  2. Valter says:

    Ne nje agora gjejme shumllojshmerish blerjesh [agorasima].
    Ne shqiperi mungon agoraja ,tregu, te gjithe jane shites dhe nuk blen njeri .
    Ky eshte problemi, ne te gjitha fushat e jetes[agoras] sic e quani dhe ju ndoshta pa e kuptuar kuptimin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *