Artan Fuga replikon me gazetën e Henri Çilit: Po, sot jam me çadrën e PD-së dhe Lulzim Bashën

4 Mars 2017, 20:37Blog TEMA

Nga Artan Fuga

 

Sot disa miq më thanë dhe pastaj më dërguan një shkrim të gazetarit Vladimir Karaj me titull “Fuga versus Fuga”, që punon te MAPO e Henri Cilit, ku ai rreket të paraqisi se unë, pra Artan Fuga paskam braktisur neutralitetin dhe jam rreshtuar në anën e partisë demokratike.

Paskam ndryshuar!

Në fakt, unë zotin Karaj e mbaj për mik dhe e dua fort. Edhe ai ka shkruajtur me kulturë dhe etikë. Bravo Lad! Je ai që të njoh unë ndonëse punon te MAPO, të cilën unë nuk e lexoj.

Por përtej edukatës që zoti Karaj nuk e tradhëton kurrë, aq më shumë se dikur më ka pasur bashkëpuntor te gazeta Standard, ka qenë i detyruar besoj të thotë të pavërteta për mua, për të cuar ujë padashje te ai që do të aplikojë parimin se kush nuk është me mua, është kundër meje, pra është me kundërshtarin tim.

Pra t’i hedhi hi syve publikut.

Eshtë një strategji, jo e jotja mik i dashur Vladimir Karaj, që e përgatisin laboratore më të sofistikuar sesa tavolina jote, për të qullur dhe squllur intelektualët shqiptarë që ata të mos guxojnë kurrë të thonë një fjalë në politikë dhe për politikën.

Kam parë shumë nga këto unë miku im. Nuk dëgjoj fare nga ai vesh sepse nuk i iki misionit tim dhe moralit që kam.

Nuk ka asgjë të keqe që të rreshtohem krah çadrës, madje po deshe ti edhe krah partisë demokratike po ma tha mendja. Unë jam njeri i lirë si ti, dhe bëj si të më vijë më mirë. Aq më shumë sepse mua nuk më lidh e zgjidh dot njeri me parà a me joshje të tjera.

Nuk kam ndërmend ta zgjas këtë punë. Po gjete një tekst timin që unë i kam përgatitur vijën ideologjike zotit Lulzim Basha për qeverinë teknike, për republikën e dytë, për vetingun, kudo ta gjesh, unë të jap fjalën se do të hedh çelësat e studios sime, nuk do shkruaj më dhe do të paguaj edhe bastin.

Unë nuk rri në zyrë e përgatis memo për shefat, por shkruaj publikisht.

Madje nuk bezdis askënd sepse shkruaj vetëm në faqen time të facebookut. Gazetat, studentët, njerëzit, miqtë e asaj faqeje që shkojnë si shikime shpesh edhe mbi 100 mijë persona (nuk di nëse Mapua jote ka kaq në javë!) i lexojnë, i marrin, i përhapin lirisht. Unë nuk bêj zë. Le të bëjnë çfarë të duan.

Të siguroj se zoti Lulzim Basha as ka pasur nevojë, as më ka marrë mua mendim se çfarë duhet të bëjë për veprimet e tija politike. As më jep rrogë, as më kërkon gjë, as më pyet, e as kërkon aprovim nga unë. Ai është kryetari i opozitës dhe ka aparatet e veta.

Ajo që nuk di ti Ladi, ndonëse unë e kam shkruar, në librin tim Shoqëria Periferike, botuar në vitin 2004, kam kërkuar në një kapitull të tërë të gjejë rrënjën e të keqes politike te ne, dhe përfundimet e mia kanë qenë se republika e sotme ishte e kalbur dhe duhej një republikë e re.

Nëse nuk më beson pyet rrogë-paguesin tënd Henrin se ai atë kohë më lexonte.

Po të ishin dëgjuar atë kohë thirrjet e mia nuk do të ishim vërvitur në atë pikë ku as zgjedhje të lira nuk bëjmë dot pa kaluar nga çadrat. Apo jo?

Dhe ja, pas 13 vjetësh, një politikan si zoti Lulzim Basha artikulon në mënyrë krejt të pavarur nga unë se republika nga ai ka dalë politikisht është e kalbur dhe se duhet një republikë tjetër.

Mendon ti, Mapua apo Henri, që dikur më ftonte të mbështesja në lokalet e universitetit të tij fushatën e Lulzim Bashës për kryetar bashkie dhe unë nuk pranoja, edhe ata që janë pas Mapos, se unë do ta humbja rastin të mbështesja këtë politikan kur ai ecën në një rrugë që unë e kam parashikuar dhe gjetur si e vetmja rrugë që e shpëton Shqipërinë???

Po të rrija duarkryq do të isha i pamoralshëm, do të duhej të kisha turp që e quaj dhe më quajnë profesor dhe akademik, do të kisha turp nga studentët e mi, madje edhe nga ty.

Do të ishte sikur një mjek që pasi kishte diagnostikuar kancerin në një trup të mos mbështeste doktorin apo njerëzit që e cojnë të sëmurin në spital për ta kuruar!

Do të ishte zgërlaqje personaliteti Lad!

Aq më shumë se mua Lulzim Basha më duket një politikan elokuent, që dëgjon, i sjellshëm, modest, i arsyeshëm, dhe nuk besoj se këto ja gjej sepse e kam mik, por e kam mik sepse ka këto veti.

Por, unë kam edhe miq të tjerë në politikë Lad, të cilët edhe ata u dua të mirën!

Se mos gjen që pi ndonjë kafe edhe me ata dhe nis e mbush fletët e Mapo me shpikje se Fuga u lidh me filan parti. Mos bëj qesharakun miku im!

Pra, për republikën e dytë, për zgjedhje të lira, për lirinë tënde, timen, të të gjithë, po, e mbështes Lulzim Bashën.

Jo për një parti, por për qytetarin.

Për aq sa ecën në këtë rrugë. Po u largua lirisht për interesat e veta politike apo se ashtu e mendon ai edhe partia e tij, ka të drejtën e vet, dhe unë vazhdoj rrugën time, pres që një ditë të dali një politikan tjetër që vetë ai të eci në këtë rrugë. Do ta mbështes edhe atë.

Për republikën Lad, jo për partinë demokratike. Kur zgjedhjet të bëhen të lira, kur republika e qytetarëve të lindi, pra edhe jotja, imja, e Henrit, të lindi, atëhere secili voton si të dojë.

Që ta dish, unë e mbështes sot me kushte Luzim Bashën për të shkuar në zgjedhjen të lira e të barabarta, sepse ligji i sotëm elektoral shkel edhe Kushtetutën që kemi, por se për cilin do të votoj, për kë parti do të votoj në 18 qershor, nëse do të kemi zgjedhje, sinqerisht të them se akoma nuk e di, nuk e kam vendosur.

Varet nga pafund rrethana.

Jam pra Lad ta shpjegova se je gabim gjithë ditën dhe gjithë natën, miku im, dhe mos bëj kompilime me citate të marra andej e këndej, sepse nuk është profesionale, nuk është metodologjike. Pyet edhe Henrin se e di mirë ai këtë.

Kurse pikëpamjet e mia janë të një qytetari të lirë, krejtësisht asnjëanës, për qytetarin, për qytetarin Lad. E njeh apo jo këtë emër? Qytetar! Dhe dijet e mia do t’i shpalos ku dua unë.

Mbase ndonjë ditë edhe në çadër. Ja ti ma solle ndërmend. po të ftoj do të vish edhe ti? Do ftoj edhe Henrin. Por, poqese më mbushet mendja.

Por ti po e sheh se të shkosh në çadër nuk do të thotë të rreshtohesh pro partisë demokratike. E dëgjove madje se edhe zoti Rama, kryeministri dhe kryetari partisë në pushtet ka thënë se është gati të shkojë atje?

Thellohu miku im, thellohu !

Mbase mund të ndryshoj edhe mendim dhe të anësohen në ndonjë parti. Nuk e kisha ndërmend. Ma solle ti.

Ta shoh, por gjithmonë mendoj se asnjëanës, rob i vetëm i logjikës shkencore, nuk e tradhëtoj kur shkencën sepse për mua shkenca është mbi politikën, i shërbej më mirë edhe qytetarit, edhe Shqipërisë, edhe studentëve, madje edhe partive politike.

Prandaj kujdes i dashur Vladimir se kur nxiton edhe gabon. Por, unë gjithmonë të kam xhan sepse e meriton.

33 komente në “Artan Fuga replikon me gazetën e Henri Çilit: Po, sot jam me çadrën e PD-së dhe Lulzim Bashën”

  1. Robi says:

    Me vjen çudi me ju te gazetes TEMA, qe u lejoni hapesire disa pseudo-intelektualeve e pseudo-analisteve si ky i biri i Fugave, te cilin e kam pasur ne lagje qe ne femijri, mbaj mend fare mire qe te gjithe ne shoket e konsideronil nje cope idioti, sepse ishte me inteligjencen 0, mbas 30 vjetesh qe jetoj ne France shoh qe na qenka bere doktor, profesor etj., i mungon qe te behet edhe presidente dhe pastaj do behet me te vertete deti kos. Po pse more eshte nevoje e domosdoshme per popullin shqiptar qe te degjoje kete idiotin sa here qe ben debat ma te tjeret? Po atehere shkoni ne lagjen e ketij e pyesni komshijte se do tu japin material sa te duash, e keshtu mund ta mbushni gazeten vetem me Fugen, sepse me te vertete shqiptaret sapo zgjohen ne mengjes mendjen e kane tek FUGA. Pika qe s’ju bie mu ne gazete e mu ne FUGE.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh more Birce.. Magallonomia qe paske qenka me e madhe se qendres se universit.. Lexoje me vemendje c’fare ke shkruajtur.. Une, ti.. Une, ti.. Une, ti dhe prape une e une e une.. Shume te sjellshem e ke mikun.. Aq te mire sa ai mendon per Republike Qytetataresh dhe jo Republike Gjyqtaresh apo jo ?!?! Elokuent, I arsyeshem ?!?! Lulzim Basha artikulon ne menyre te pamvarur ?!?! Nuk e di c’fare malli dredh, por te beka te shashtisur.. Thithe me lehte.. Kriminel. vrases, ti terheqim zvarre, thyeni xhamat, bjeruni me grushte, kondrabandist kjo eshte gjuha e mikut tend me veti modeste.. Keni rreshqit ju pleqt siper te 50-ave mos shkruani me per politik..

  3. Drejtësia says:

    Se ke qënë e je një bajgë ndaj.

  4. beni says:

    Profesor me ke do e sjelle liine basha ?????????
    A mund te thuash me ata qe ka me vte !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. anonim says:

    Profesor, vertet ndjej keqardhje qe ju kam vleresuar dhe respektuar me pare. Nuk dua te shpreh asgje tjeter, veç zhgenjim dhe neveri per ju dhe shpuren tuaj, qe me fjalet qe po hidhni po helmoni zemrat e pastra te shqiptareve. Zoti ju ndihte, pasi jeni bere njesh me vrasesit dhe perbindeshat e KOMBIT, te cilet per 25 vite, e perçudnuan, dogjen, vrane, shiten….dhe i ben 1001 te zeza, per te cilat do duhen dekada te shkruhen. Brravo Profesor (!!!!!????).

  6. landi says:

    . NUK I MBULON DOT KRIMET E TY TETI,(Myqerem Fuges, seketar i pare i partise ne rrethe te ndryshm) ME QENDRIMET E SOTME!

  7. Sadiku says:

    O Fuga po le name Po Lulzim Basha(Berisha) ka 12 vjet ne pushtet e nder to 4 vjet kryetar bashkie e nuk nguli nje gozhde!Te pershendes

  8. Bardhi Tolabi says:

    O Fuga!
    “Dakort” me ty,per ate republiken e re,te cilen e paska “shpikur”keto dite Lulushja,por une hallin e kam gjetke:
    A lexon gje ky Lulushja?Kur nuk lexon nje liber si ky tuaji,”Shoqeria Periferike”,nje liber me karakter te theksuar politik,ne te cilin ju kerkoni te gjeni renjet e te keqijave politike ne vendin tone,atehere,cfare politikani eshte?,Cfare libra lexon per t’u ngritur ne nivel me te larte politik?A mos lexon akoma librat per Tom Sojerin,per Cukun e Cufon, per Tomin e Xherin?Kur nuk e kish “lexuar” para 10-13 vjeteve,kur i hyri politikes te madhe,si u kujtua ta lexoje keto dite ne cader?
    Ju thoni se,jeni mik i tij,se ai eshte komunikues,degjues i mire,i sjellshem,modest etj.Prej ketej me lind pyetja:A mund te kesh qendruar indiferent keto dite te Cadres te Lirise,(te Brishes) e ta kesh “lene” ne balte,nje “deli djale” te tille e te mos ja kesh “rekomanduar”kete mendimin tuaj filozofik per nje “republike te re”,sepse kur e nisi protesten ne cader,nuk e dinte nga binte ky “fshati” me kete emrin “republikes te re?
    Vetem nje budalla mund ta besoje kete…

  9. Voica says:

    Ju,intelektualet e ndritur te ketij vendi, shkelqeni me shume kur ju preket ndonje interes i vogel personal. Atehere jeni dhe me pjellore ne idera.
    Ore, a duhet votuar vettingu nga ky Luli tend apo jo?
    Thuaj kete njehere. Pastaj vazhdo me shplarje truri per popullin me idiotlleqet e zgjedhjeve te lira. Je pro qe te behet vettingu apo jo???? Kaq thuaj dhe ik q.u me gjithe Lul dhe zgjedhje te lira ose te shtrenguara. Po thuaj kete te paren.

  10. nje student says:

    Ja nje kandidat per deputet. Ne Shkoder thone: “a je i marre, a shtihesh?” Pyetja eshte ne se edhe ky Fuga eshte vertet “loqe e shfryre”si miku i tij Basha qe u nderua me kete titull nga banoret e Tiranes apo ja do puna ze hiqet i tille?

  11. Spartaku says:

    Artan Fuga! Na plasi bytha se je ti te çadra e pd-ke dhe me Lul Bashen.Ne verin e satuamave vafshi.Jini ndyresira te gjithe.Populli ne 18 qershor do t’ju hedh ne koshin e plehrave.

  12. Voica says:

    Se i hoqet mendjen ketij populli ju,mendjet e ndritura me Cilin,me ty, me gjithe …………

  13. Juli says:

    Qellimi yt eshte te budallallepsesh sa me shume hallexhinj or kerme e ndyre qe po ben prostituten e zenit per ca leke te qelbura. Rama nuk eshte perfekt por nuk mund te krahesohet me nje kalama bythe qe ka bere vetem deme. Tashti qe po kerkohet reforma ne drejtesi duhet te ishit ju qe te benit presion per te dhe jo te shisnit dinjitetin tuaj. TURP!

  14. andromeda says:

    Ti s’je as prof as filosof. Ti je komplet një rr..k..

  15. DriniA says:

    Sapo bera nje koment te Panorama per nje shkrim te ketij qe ka dhe titull Profesor. Sapo u botua u fshi menjehere prandaj e botoj ketu.
    Mjere studentet dhe mjere universitetet ne se kane shume si puna e ketij profesori dhe e Edmond Topjes. Keta e kane humbur sensin e realitetit dhe bejne sofizma. Shqiptaret (me shkolle apo pa asnje klase shkolle) kane nuhatje dhe dine ku e japin voten. Vetem nje here ne vitin 1992 u mashtruan nga Berisha (jo se u mashtruan por kerkonin ndryshim) dhe i dhane voten, por e kuptuan shume shpejt, brenda nje viti dhe nuk i dhane me vote, por Berisha leshoi bandat e hajduteve dhe krimineleve te Tropojes, Mamurrasit, Lacit, Shkodres, Lazeratit dhe i vodhen te gjitha votat duke thirrur; liri,demokraci, Sali. Edhe tani qe po hidhen themelet e shtetit perpiqen te bllokojne e pengojne duke u mbeshtet edhe nga kalemxhinj si puna e ketyre me larte qe sofizojne. Dhe ne e kerkojme te keqen ne Serbi apo ku di une. Keta jane e keqja e Shqiperise por kot e kane. Reforma do behet dhe do ti fshij plehrat.

  16. manti says:

    O Tan hajduti i parave te ojq ve shqiptare po le name, here ben si i pavarur dhe here e kthen koken andej ku mendoj se e gjen parane .Fosile komuniste dhe pseudo intelektual qe ben si i rendesishem ne keneten e politikaneve deshtake..

  17. rudini says:

    Epo sje profesor atehere,je thjesht nje njeri qe drejtohesh nga interesi.Kur ta ka dashur ke qene dhe me ENRIN qe shan sot.

  18. blendi ...ziu says:

    Tani qe vajti “FUGA”… CADRA … “DO TE RROTULLOHET” !!!

  19. a.f. says:

    Fuga vazhdon te numeroje klikimet dhe komentet ne Facebook, pavaresisht nese e shajne apo e lavderojne ……… …Thote se ka mbi 100.000 …. Dhe ju talleni me te…. Lereni ne delirin e shejtan-budallait…..

  20. Epo kjo pune! says:

    O Profesor vespa, po mire mo nuk na thua kur ndodhi Gerdeci, vidhej vota, rriheshin njerezit, vriteshin njerezit me 21 janar, iu dha deti grekut etj bema te PD qe sot ka ngritur cadren qe ke aq sevda ti sot, cfare bere, duartrokite me admirim deri sa tu bene shuplakat gjak apo u pezmatove si cdo shqiptar patriot dhe qe e do demokracine? … apo nuk ke qene fare ne Shqiperi dhe e njeh Bashen vetem tani? Po ik more i padinjitet se mire ti e paske vendosur te jesh me funderrinat kunder interesit te vendit, po gazetat pse ta varin…. tani secili ka gazeten e vet ne facebook dhe te llomotisin atje sa te duan.

  21. aqif tahipi says:

    O zotni nuk na plasi shume hajdarmalluta se je ne qader apo ke dale nga qadra.Edhe ti ashtu si luli je thjesht nje kukull ,ne duart e saliut qe ju perdor kunder vettingut.Kjo eshte aq e dukshme sa nuk ka nevoje per ndonje fillosofi aq te madhe per tu kuptuar.

  22. sali says:

    Keta pseudo profesore e ata pseudo e te vete quajtur analiste jane armiqte me te medhenj te popullit shqiptar,keta nen petkun e analistit mundohen te bejne te zezen te bardhe e ginjejne e mashtrojne nje popull te tere

  23. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Ti Fuga vetem felliq emrin e intelektualit, le qe ke edhe titull, qe mos e gezofsh. Vetem lexo reagimet e komentuesve dhe beri vetes pyetjen: More jam une ne rregull, apo keta qe me shajne. Ti je legen…

  24. Tonini says:

    Shume u zgjate profesor per te mbrojtur kauzen tende dhe te p.d,po fshati qe duket nuk do kallauz.

  25. as mish as peshk says:

    Me nje fjale, kur shajme PD-ne, Lulin, Berishen, etj., qenkemi “profesore te nderuar”, “intelektuale qe i duhen kombit”, etj. Sapo themi diçka qe nuk eshte jritike per ta (sepse lavderime, çeshte e verteta sikur nuk me zuri syri ne shkrimin e profesorit) behemi “pseudoprofesore”, “pseudointelektuale”, madje;, sipas stilit klasik majtist, dikush rremon edhe biografine, duke shkuar edhe ne vitet e femijerise, kur ai dhe femijet e tjere te Pallatit e paskeshin zbuluar se QI i Artan Fuges, paska qene 0.
    Me sa duket, “çertifikatat e inteligjeces dhe vlerave intelektuale te njerezve” i ndaka turma hajvane e militanteve socialiste (ne fakt edhe ata te PD-se nuk mbeten me pas). Prandaj po ben perpjete ky vend, sepse vlerat u percaktokan nga “çunat e Pallatit”, sipas “qendrimit ndaj partise”. Yyyyt lope shterpe …

  26. Xhelo says:

    Fuga. Flisni me superlativa per Lulzim Bashen. E keni fjalen per Lulzimin qe mban fjalime ne cader, ao per Lulzimin qe theri dashin para Bashkise se Tiranes ne shekullin e XXI-te?

  27. Nestori-Mitrovicë says:

    Nuk ka asgjë brenda Reformës në Drejtësi e Vetingut që duhet t’i ndaj qytetarët. As në të djathtë e të majtë, as në intelektualë e jo intelektualë, as në të pasur e të varfër, as në jugorë e veriorë, as në qytetarë e katundarë, as… as… as…
    Reforma në drejtësi, natyrshëm i ndanë, keqbërësit, kriminelët, të korruptuarit, abuzuesit, vrasësit dhe plaçkitësit, përdhunuesit, falsifikuesit, drogagjinjtë, bosët e prostitucionit, tritolgjinjtë, shitësit e atdheut… nga pjesa tjetër e shoqërisë. Në fakt, vetingu i bën ata krejtësisht të dallueshëm tek përpiqen ta pengojnë e ta luftojnë atë.

  28. Asus says:

    Vertet mendoni se Luli mund te ndertoje nje Republike te re? Si mund ta besoj une kete Genjeshtar qe ka bere disa paudhesi dhe plot djallezi. Ai ka genjyer, ka zhgenjyer, ka vjedhur dhe ka vrare. Ky sherbyer djallezor, duket se ka frike nga drejtesia, qe nuk e voton po e vonon dhe e pengon aplikimin e saj. Prandaj nuk eshte personi I duhur per ndryshime kaq madhore sa ai deklaron.

  29. Lari says:

    Përgjigje e dobët … tepër e dobët..
    Duke qenë dakort se kjo nuk është republika që duam, nuk mund të besoj se pikërisht Luli mund ta sjellë republikën që na duhet. Bile Luli është nga të parët që duhet fajësuar për këtë gjendje.
    Shqiptarët në 2005-ën, pas zullumeve të F. Nanos normalisht ia dhanë votën S. Berishës si e keqja më e vogël, por ky si pas 1992-it, për herë të dytë i zhgënjeu aq sa nuk fitoi dot më në 2009-ën. Luli është sjellë e ngjitur në PD nga duart e Berishës.
    Luli, përveç Rrugës të Kombit dhe 21 Janarit, e kishte mundësinë të bëhej lider i vërtetë pas zgjedhjeve vendore, ku të njihte rezultatin dhe të përgëzonte Edin për fitoren. Ky zgjodhi të fitonte me vjedhje të hapur, publike. Injoroi dhe thirrjen e hapur të z. Kadare.
    Luli nuk bën dot asgjë, të paktën nuk bën dot vepra të mira, ka dhënë prova për këtë si ministër dhe kr bashkie.
    Luli edhe familjen e vet, mesa thuhet në shtyp, e takon në fundjavë në Holandë, nqs kjo gjë është e vërtetë atëherë si i tillë as për baba dhe bashkëshort nuk bën.

  30. Jimi says:

    Zbriteni nga motori ketye adoleshent, se ngeli maj motorit e do te rrezohet i shkreti!

    1. eli says:

      Ti gjithmone me lulin ke qene.Edhr fari balliu thote qe eshte i pavarur.??ha ha ha!

    2. eli says:

      Ti gjithmone me lulin ke qene.Edhr fari balliu thote qe eshte i pavarur.??ha ha ha!

  31. ZEBI says:

    Cfar lesh profesori eshte ky.Do i kene mbushur mendjen se mund te fusin ne listen e deputeteve te PD.E ke gabim me qyqar te genjejne prandaj mos u bej injorant duke i mbrojtur se listat e tyre jane tashme te mbushura po ku te lene te futesh ne liste ske vend Ristanet,Noket,Paloket ,Strazimiret e tj.Profesor mos u bej k.ce mos te rrije mendja duke bere gjoja analiza qe edhe vete ty nuk i beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje