Bamir Topi iu përgjigjet akuzave: Ja e vërteta e lidhjeve me pronarin e restorantit “Gjoka”

4 Mars 2017, 21:34Politika TEMA

Bamir Topi shprehet se nuk ka pasur kurrë kontakte me pronarin e restorantit “Gjoka” në Shijak.

Të pyetur nga gazeta “TemA” mbi lajmet që akuzonin ish-presidentin për një lidhje me biznesmenin e këtij subjekti, zyra e shtypit e FRD  shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre informacioneve të shpërndara.

Në përgjigjen e dhënë për “TemA”,  FRD fton të gjitha organet kompetente që të verifikojë lëvizjet ish-kreut të shtetit në kohën kur ka mbajtur këtë post për të vërtetuar se lajmi është i pa vërtetë.

“Zyra e shtypit e kryetarit të Frymës së Re Demokratike dhe ish-presidentit të republikës Bamir Topi, përgënjeshtron me forcë dhe indinjatëlajmin e portalit Syri.net ku thuhet se  z. Topi ka qenë frekuentues i rregullt i Restorantit “Gjoka” në Shijak gjatë kohës kur ishte president i republikës.Më tej shkruhet se pronari i subjektit në fjalëështë mik i tij. Asnjëherë të vetme gjatë gjithë periudhës 5 vjeçare z.Topi nuk ka shkelur në atë ambient dhe se nuk e lidh asgjë me pronarin e tij,” nënvizon Fryma e Re Demokratike.

Më tej, kjo forcë politike e konsideron lajmin të nxitur politikisht dhe kërkon nga ana e medias që e publikoi kërkimin e ndjesës për cenimin e imazhit.

“Sa për dijeni gjatë zgjedhjeve politike të vitit 2013, personi në fjalë ka qenë mbështetës i fortë i Partisë Demokratike dhe kundër interesave politike të FRD-së.

Natyrisht fabrikimi i lajmeve të tilla duhet të jetë objekt i organeve të ligjit ku është shumë e thjeshtë për të parë lëvizjet e presidentit gjatë kohës që ka qenë në detyrë.Minimalisht fabrikuesi me background politik duhet të ndjehet në faj për të kërkuar ndjesë. Demokracia është një hapesirë lirie me te cilën askush nuk mund të abuzoje, aq më shumë një media,” shprehen nga zyra e Topit për gazetën “TemA”.

Biznesmeni Dashamir Gjoka akuzohet për një sërë shkeljesh ligjore.

Mbi të rëndon akuza për “shfrytëzim të prostitucionit”  si dhe “trafikim të qenieve njerëzore”.

Mediat pranë Partisë Demokratike, akuzuan sot presidentin Bamir Topi, se ishte mik i ngushtë me të.

2 komente në “Bamir Topi iu përgjigjet akuzave: Ja e vërteta e lidhjeve me pronarin e restorantit “Gjoka””

  1. Ata tallin menderet me ty o popull says:

    Kusar, me top keni vjedhe, I keni te trasheguara nga Perandoria Osmane besnike te te cilet jeni o sunite shqipfoles.
    horri I bulevardit , ky apo skender gjinushi ka me shume antare.

  2. butrinti says:

    POR EDHE NE QOFTE SE KA SHKELLUR NDONJEHER NE KETE RESTAURANT CFAR NDODHI ? –BUDALLENJ GAZETAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje