Bundesliga/ Bayern fiton pastër në Koln, Dortmundi goleadë Leverkusenit

4 Mars 2017, 17:42Sport TEMA

14 gola në 3 ndeshjet e fundit në Bundesligë. Bayern-i është treguar i papërmbajtshëm edhe në Koln, duke fituar pastër 0-3 ndaj ish-skuadrës së Mërgim Mavrajt, e cila ishte surprizë në fazën e parë të sezonit duke qenë në vendet e para të renditjes.

Martinez, Bernat, Ribery ishin autorët e golave për bavarezët në këtë fitore, e cila e çon në 7 pikë tashmë diferencën nga Leipzig-u i vendit të dytë.

Ndërkohë, Dortmundi arriti një fitore me goleadë ndaj Leverkusenit 6-2 në një ndeshje të dominuar totalisht nga verdhezinjtë.

Edhe Hoffenheim-Ingolstadt u mbyll me 7 gola të shënuar, ku vendasit fituan 5-2. Werder mposhti 2-0 Darmstadt. Ndërsa ndeshja mes Mainz dhe Wolfsburg-ut përfundoi në barazim 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje