Çadra ku gjen vënd, por jo vehten!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artan Xh.Duka

Prapë sytë nga bota!

Bllokimi i Vetingut prej PD nuk ka pse befason SHBA e BE si sponzorë të reformës në drejtësi. Paria e PD ka 27 vjet që gjen shesh e bën përshesh e SHBA e BE këtë e dinë. Që në ‘90 me Rajërsonin, “rastësitë” e rrëmujave paralel me ngjarjet në Kosovë, kur shkatërrohej ekonomia “komuniste” që polli ekonominë informale, korrupsionin dhe paranë e zezë, kur nuk përgënjeshtroheshin trillimet për “çekun e bardhë”, kur toleroheshin sulmet ndaj Rambujesë, nuk vihej gishti për piramidat, anarkinë ‘97, hapjen e depove, puçet në bulevard, 21 janarin, 26 majin, Gërdecin, abuzimin me rrugën e Kombit etj pafund. Për të mos përmëndur etiketimet “burrë shteti”, “yll në ngjitje”..!

Perëndimi ka “pjesën” e tij në bllokimin prej “garipi” të Vetingut prej PD. “Asin” nën mëngë çadrës së PD ia ka dhënë po ky perëndim kur duke “arkivuar” të shkuarën, dha pëlqimin për komisionet ad-hoc partiake që sot bojkotohen qëllimisht. Ndaj dhe çadra do të rrijë në bulevard minimalisht deri sa të skadojnë afatet për Vetingun.

Mos prisni të dalin para datës 6 mars. Ndoshta do e shtyjnë ca sa për sy e faqe sa të gjejnë ndonjë sebep a të bëhet ndonjë “Krokodil 2” etj e bërtitur prapë “fitore” siç e kanë huq. E nëse kështu, ata vërtet fitojnë dhe ne të gjithë pa përjashtim humbim, sepse drejtësia, integrimi dhe partnershipi me SHBA e BE vihen seriozisht në provë.

E vetmja shpresë për qytetarin është që SHBA e BE të kenë një plan B. E kotë thirrja për reflektim që SHBA e BE i bëjnë çadrës së PD. Lodhen kot ambasadorë, Mogherini etj. Mesa duket janë në mision e do e çojnë deri në fund ndaj sfida nuk është të dalë paria e PD prej saj por të mbetet vetëm në të, e braktisur nga të “vetët”.

Ndaj që të shpëtojë “fytyrën” përballë absurditetit të PD, Perëndimi bën mirë të lërë mënjanë “karrotën” dhe të tundë “shkopin” pa vonesë. Nëse syresh përflitet për abuzim, të bëhen publike bëmat, të merren masa duke filluar nga futja në listat e zeza, bllokimet e vizave dhe llogarive bankare ilegale jashtë, përjashtimi nga takimet protokollare, distancimi publik prej atyre që me politikat e tyre i kundërvihen proçesit të integrimit në BE etj. Politika shqiptare nuk duhet të futet në një thes nëse Vetingu dështon. Abuzimi ka emër.

Ndërkohë, vetë Vetingu mbase duhet amenduar në parlament për të shmangur politikën në proçedurat e tij. Nëse e pamundur shumica e cilësuar (mbase të tjera maska bien), parimet e tij të ofrohen urgjentisht për referendum popullor.

Huqi “kioskë” që nuk hiqet kollaj!

Kjo çadër është absurde e provokuese jo thjesht se po i përvidhet kauzës së drejtësisë dhe integrimit, jo thjesht se ka cënuar qoftë edhe lirinë e lëvizjes të qytetarëve në punën e vet etj por dhe se po krijon një preçedent të pashëmbullt të paligjshmërisë.

Dy gabime nuk e bëjnë një gjë të drejtë. E ngriti një çadër edhe PS dikur. Gabim, ndonse kishte arsye reale pas. Por sot PD nuk ka as kauzë e as moral për më tepër e ka denoncuar e satirizuar ashpër vetë dikur.

Nga sot, kushdo mund të ngrejë një çadër në bulevard, pjacë, trotuar e ku t’i dojë qejfi. E bëri PD, e lejuan, nuk pagoi gjobë, nuk pagon qera, nuk bëri transparencë financimi …  o burra ta bëjmë të gjithë. Si dikur kioskat me PD. Ku i dihet, mbase futet dhe në fletëpalosje guidash turistike… varet sa zgjat! Dhe ti o shtet! Boll me gjoba! Mos vir më. Lëri rehat ambulantët, shoferët, ata që lirohen nën ura tek Lana, fakirin që vjedh korrent… Nuk ke më gojë!

E tani që PD po rehatohet në “shtëpinë” e re duke u vet-përjashtuar nga politika funksionale, e vetmja gjë që shoqëria e media racionale duhet të bëjnë është t’i rikthehen rutinës së ditës. Jo duke montuar kamera çdo ditë tek çadra se as për “Big brother” nuk ia vlen, por duke e injoruar atë.

Nuk është çadra juaj!

Nëse do të ishim pak “rumunë”, Vetingu mund të çbllokohej edhe prej vetë qytetarit shqiptar që duke mbushur bulevardin kundër çadrës së PD, do të diskretitonte “kauzat” e saj në “emër” të qytetarit që realisht po marrin peng integrimin në BE. Por nuk jemi “rumun”; jemi ende “homo-partiakus” dhe rreshtohemi kur i bie partia borisë.

Se ç’ndodh brënda çadrës pastaj, është punë për ta. Por nëse paria e saj di ku shkon, për simpatizantët që shkojnë e vijnë mbase ka vënd për reflektim. Çfarë mendojnë kur ulen në një vënd ku 21 janarin e zi shtriheshin trupat e pajetë të protestuesve paqësor si ta? A ishin në Shqipëri kur u përgjak vota më 26 maj, u zhdukën paratë në piramida, u hapën depo dhe me mijra jetë ikën, kur tymin e Gërdecit e pa gjithë bota, hashashi u bë rutinë, taksat u abuzuan në rrugën e Kombit etj. A e mbajnë mënd kur deti i Sarandës desh iu dha grekut dhe ceremoninë në TV?

Këto nuk i bënë alienët, ndaj për hir të gjithë shqiptarëve që meritojnë drejtësi dhe prani në BE, nuk keni punë në një çadër me syresh që ju braktisën 27 vjet duke ju zvarritur drejt BE. Mos e dëgjoni e mos e bëni për Ramën; bile sa të miratohet Vetingu, rikthejuni protestave kundër tij por me një lidership që ka kauzë dhe moral. Dëgjoni SHBA e BE dhe bëjeni për veten që fëmijëve të mos u lëmë pas 27 vjet të tjera lojra “luftash” ku “vritemi” të gjithë. Se deri tani, SHBA e BE e duan Shqipërinë më shumë se ne!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Çadra ku gjen vënd, por jo vehten!”

    1. adri says:

      Largimi i Bujar nishanit shkarkon perfundimisht pushtetin e sali berishes dhe te pd se ne keta 27 vjet ne shqiperi. Bashke me nishanin shkarkimin dhe te prokurorit te pergjitheshem dhe pastrimin e drejtesise nga kriminelet gjyqetare te pashpirt dhe hajdute.
      Largimi i gjysmakut nishani eshte fitorja me e madhe e socialisteve pas asaj te 23 Qershorit kur dhe erdhen ne pushtet.

  1. racionali says:

    Shkrim Brilant

  2. myrteza says:

    TE LUMTE DORA TE TE NJIHJA DHE TE ISHA AFER TEJE NJE LLOKUM ME ARA DO TE TE JEPJA KESHTU DUHET TE SHKRUASH PER DITE SE JU KE TREGUAR VENDIN PDse SHBAse DHE BEse

  3. Nokia says:

    Te lumte, zoti na ruajt ne shqiptaret

  4. Naimi says:

    Çdo gje qe shkruan eshte e sakte por vetem nje fjale i rezon te gjitha. NUK KA KAUZE. DUHET TE JESHE QOR OSE I PAGUAR. Te gjitha do te mblidhen ne 2 fjale. PO PREÇEDENTI ?

  5. lani says:

    Bravo,te lumte dora.I ke vene pikat mbi i.Ambasaadori Amerikan,qe po ben gjithcka per te miratuar vetingun duhet te kape demin per briresh.Boll u mundua te binde kryebanditin dhe banden e degjeneruar te PD-se qe vetem emrin kane demokratike.Duhet te koordinoje me ministrine e tij te jashtme dhe publikisht te denoncojne Berishen per te gjitha sa ka bere deri tani nen hijen dhe tolerancen e vete Amerikes.Se dyti,e thote mire avokat Ngjela sot ne shkrimin e tij.PDIU-ja eshte ligjerisht opozite e deklaruar,pamvaresisht ndyshimit te kampit prej saj,le te paraqitet ajo ne komision dhe lulashi e kompani le te qendrojne tek cadra e tyre e pa-ligjeshme e korrupsionit dhe e frikes prej vetingut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *