Djali i Irfan Hysenbelliut: Kemi gjysëm miliard euro pasuri, vetëm një orë më kushton 40 mijë euro. Jemi si Berlusconi dhe Trump

4 Mars 2017, 09:10Sociale TEMA

Reportazh në Shqipëri i RAI2 me trashëgimtarët e pasur shqiptarë

DITA 1

“E kujtoni akoma anijen “Vlora” që në vitet 90′ erdhi në Itali me mijëra shqiptarë? Këtu ndryshuar gjithçka”. Me këtë fjali e nisi aventurën e tij në Shqipëri gazetari italian Enrico Lucci shoqëruar nga një kamera dhe një mikrofon, për materialin “Si jetojnë milionerët shqiptar”, në programin “Nemo” në “Rai 2”. Për të treguar ndryshimin e madh që ka pësuar Shqipëria e varfër e viteve 90′, gazetari shkoi mik në shtëpinë e një prej familjeve më të pasura të vendit, familjes Hysenbelliu. Kryefamiljari Irfan Hysenbelliu është pronar i disa bizneseve por edhe mediave. Ai zotëron firmë ndërtimi, fabrikë birre, hotele dhe një grup të suksesshëm mediatik që përfshin “News 24”, “Gazeta Shqipare” e “Balkanweb” si dhe gazetën “Panorama”. Por më të detajuar jetën e tyre e ka shpjeguar për mikun italian, i biri futbollist, Oni Hysenbelliu.

“Merremi me ndërtim, kemi hotele, restorante, një universitet, fabrikë birre, vere, uji, 3 gazeta, një revistë, një televizion, një radio, tre komplekse pallatesh, një resort në det…”

Më tej ai i tregon orët e dorës, por jo të gjitha, ato më të preferuarat. Vëtëm njëra prej tyre kushton 40 mijë euro.

Fatmiri pranon se janë ndër më të pasurit në Shqipëri pasi nuk i pëlqen që ta quajë veten më i pasuri. Pyetjes së gazetarit se si arriti i ati të bëjë këtë pasuri, ai i përgjigjet: “Nuk ka qenë e lehtë. E ka nisur punën me njerëz nga Izraeli”. Gazetari gjithashtu e pyet Fatmirin, nëse ka ambicie të bëhet një ditë president.

“Tani jam akoma i ri. Në të ardhmen, kurrë s’i dihet. Si Berlusconi në Itali apo Trump në Amerikë, kjo ndodh sepse dikush që ka bizneset e tij, kupton se si ecën përpara ekonomia”.

E pas kësaj bisede në shtëpi, nis aventura shqiptare e Enrico Luçit, si miku i një prej djemve më të pasur në Shqipëri. Ata shëtisin me makinat e shtrenjta, njëra prej të cilave kushton 250 mijë euro. Fatmiri i thotë se ka porositur një tjetër që kushton rreth 150 mijë euro. Ai tregon se në kompleksin e pallateve në kryeqytet, ka mbajtur për vete dy katet e fundit dhe po bën gati aty shtëpinë e tij rreth 1 mijë metra katrore, përshirë pishinë, kalçeto, fushë basketbolli etj. Më vonë ata nisen drejt Durrësit për të parë resortin e familjes Hysenbelliu.

“Kam rreth 300- 400 palë këpucë por nuk i vesh të gjitha. Pasuria jonë shkon në gjysmë miliardë euro”

Përveç resortit të Fatmirit, në Durrës gazetari viziton edhe hotelet e miqve të tij, njëri prej të cilëve siç shihet në video, është djali i biznesmenes Shefikat Ngjela, Tedi Ngjela ndërsa tjetri, i biri i biznesmenit Luan Bregasi.

DITA 2

Oni shkon ta marrë gazetarin me një tjetër makinë luksi dhe me një orë dore që kushon 20 mijë euro. Ata bëjnë një xhiro në universitetin “Luarasi”.

“Do të më pëlqente që edhe pjesa e tjetër e Shqipërisë të pasurohej bashkë me mua. Më pëlqen t’i shoh edhe të tjerët të ecin përpara, jo vetëm veten”.

Ndalesa e radhës është në “News 24”, ku gazetari falenderon Fatmirin duke i thënë me shaka: “Kur të mos më dojë më njeri në Itali, unë do vij këtu të bëjmë një televizion të paparë”.

Mbrëmja i gjen në pjesën më interesante të Tiranës, në jetën e natës. Për këtë “shëtitje” Fatmiri mban në dorë një orë që kushton 40 mijë euro. Ata porosisin shampanjë që kushton 380 euro shishja, ndërsa Fatmiri thotë se dëshiron të porosisë 10 te tilla.

DITA 3

Nis me një ndalesë në aereoport, ku Fatmiri ka parkuar helikopterin e tij. Xhiroja e të dyve me helikopter ndërpritet pasi gazetari ka frikë ta çojë deri në fund. Për më shumë, ndiqni videon.

32 komente në “Djali i Irfan Hysenbelliut: Kemi gjysëm miliard euro pasuri, vetëm një orë më kushton 40 mijë euro. Jemi si Berlusconi dhe Trump”

  1. Akili says:

    Do jete me te meta mendore ky Hysenbelliu.Te shohim kush do fitoje cmimin e pare per debilitet,ky apo Fullani Junior.

    1. Leon says:

      Po kredite e pashlyera 100 milioneshe i tregoi ky,djali i kapterrrit??Po qe Rezidenca MAK po ndertohet ne nje toke qe jua kane rrembyer te zoteve e tha??Po qe Universiteti eshte bere tek godina e Gjuheve te huaja e tha??Po qe birra Korca esht ne faliment??Kur bankat te fillojne e te bejne punen e tyre te mbledhin parate qe kane dhene..sepse jan parate tona te ne emigranteve ateher do shohim si do te shesin pordhe keta spurdhjaket!!
      Enrico Lucci ka ardh te talle bythen me keta..por kush ta kuptoje..

  2. Dekadence parazitesh! says:

    Pinjollet e oligarkeve kapardisen me pasurine e hajduteve, si sheiket e Arabise, ne vendin me te verfer te Evropes. Dekadence spurdhjakesh qe nga vetja vetem luksin mund te tregojne, se koken e kane bosh!
    Njerez te shpifur!

  3. kujtesa says:

    Thone qe njerezit normale,parate dhe mekatet nuk i tregojne!

    Ndoshta jam une i gabuar,por ky nuk me duket ne rregull !!!!!!!!!!!!

  4. timi says:

    Droge, vjedhje masive, tjeterdim pronash, prostitucion, vrasje …ja zotesia e ketyre kstunateve cuba qe nuk kishin breke me vesh dhe qe jetojne akoma me fisee e tribu e behen bashke e te vrasin ne pronen tende e ne gjene tende.

  5. hasani says:

    Bravo Hysenbellinjte, ju lumte, nuk e dini si i keni vene ato pasuri j befshin mire, por nje gje duhet te te them ty, gazetarit italjan (qe ka ardhur per reklame, e ftoj per investigim) qe ate resortin tek Mak Albania ja keni grabitur diten me diell te zoti token dhe jeni ne gjyq. Gjykata ka vendosur pezullimin e punimeve dhe ju, hysenbellinjte, si te forte vazhdoni punimet. Jo vetem kaq por e keni sulmuar aq keq gjyqataren qe beri bllokimin e punimeve, kuptohet me medjat tuaja, saqe doni te beni te bardhen te zeze. Duke u nisr nga ky fakt qe e di mre, me vjen te kuptoj se edhe ato pronat e tjera si keni me djerse.
    Keshtu qe ju keshulloj qe meqense keni gjysem miliard euro pasuri, blejeni me mire ate token 23600 metra katrore te zoteve dhe vazhdoni ndertimin rehat, ose ndryshe ta dini qe jane 45 trashegimtare aty dhe skeni per tja dale/
    Ky eshte zengjilleku juaj, Gazetariiiiiiiiiiiiiiii Italjan degjove, be nje investigim me pare si u bene keto pasuri, pastaj shko be rreklame ku te duash.
    Eshte njoftuar polici ndertimore, INUK e unuk, po asnje nuk vepron, kemi vendime gjykate, po asnje si zbaton, kemi certifikate pronesia por asnje nuk pyet, kemi bere me dijeni me shtet, po ky i fundit nuk do tja dije se e ka grabitur pushteti me sa duket token, dhe duam te shkojme ne evrope ne, po keshtu shkohet ne evropi moj Qeveri me te grabitur pronen ne mes te dites dhe nuk leviz asnje nga vendi!!!. Dhe pastja vetem kur kur plas sherri dhe behet ndonje e pabere, thone ne njoftim per aresye te dobta, po pse nuk vepron policia ne Mak Albania, kur shkuan nje dite policet aty per te zbatuar vendimine gjykates, sa per te thene erdhen, ne vend qe te zbatonin ligjin, trimat e Irfanit i hakerreheshin, e kuptoni ku jemi apo jo!!!, keshtu miljarderi Hysenbelli, keshtu i ke bere edhe ato pronat e tjera ???, ja te na thote pak babai i djalit.
    Tung Hysenbelli,

    1. ...!?!? says:

      Po te gjithe qe keni ate toke ,nuk doli ndonje ta coje kete spurdhjakun aty Ku ka dale !!

  6. Malo says:

    Sipas vleresimit zyrtar ne vitin 2016 ne Shqiperi me te pasur jane : 1. Sajmir Mane, 2.Shefqet Kastrati, 3.Vasil Naci, 4.Behar Cukaj, 5.Grigor Joti, 6.Artan Dulaku, 7.Idajet Ismailaj, 8.Vjollca Hoxha, 9.Ram Geci dhe ne vend te dhjete Irfan Hysenbelliu pasuar me pas nga Renis Tershana . Ky ne vend te pare nuk mendohet te jete, por eshte ne vend te dhjete. Pse gazetat te lejojne mashtrime pa i kontrolluar shkrimet. dakord eshte i pasuar por jo me i pasuari por i dhjeti. Eshte nje diferenca shume e madhe. Te gezoje vendin qe ka.

  7. varon says:

    Duket qe gazetari tallet, kur i thote …..”..ah Jakuxi, kur ai gjith kohen flet italixht dhe italianet nuk e shqiptojne Jakuxi , por Xhakuxi, nejse varja

    1. G.Martinaj says:

      hahahaha kta aty e kan mendnen ne cakuzh dhe ne hahhaa

  8. Xhemi says:

    Ky gazetari ose eshte antikapat, ose ka tall menderen rendshem me kosat “bosat” shqiptar………

    1. armand says:

      Gazetari eshte pjese e emisionit “le iene”.
      Shiko intervistat qe i ka bere Lapo Elkann -it dhe do e kuptosh qe ka tallur leshte.

  9. shqiperi e mjere says:

    NUK KA INSTITUCION QE TJA HETOJE SESI I KANE VENE KETO PASURI NDAJ DHE KY SPURDHJAKU BEN BLABLABLA PLOTE QEJF. TE HETOJE E TE SHOH NESE FSHIHET LIKE FLORIRI MIDIS KETYRE FLORINJVE TE IRFAN GARDISTIT. BESOJ SE DO TI VIJE DITA EDHE KETYRE SIKURSE EDHE TE TJERE KROKODILAVE DELENXHNJ QE KANE GRABITUR PASURITE E SHQIPTAREVE.

  10. Fshataret says:

    Irfani qe vidhte dikur neper butiket e Tiranes. Per rracen e felliqte te fshatareve paska qene ky vend i mallkuar. Njerez pa asnje lloj vlere, vetem koncepte materiale dhe grykesie. Fare e keqe.

  11. Altin says:

    Te peshtire,

    rreth vitit 1995 edhe EuroNews transmetoji nje reportazh te gjate per Kompanine VEFA te famozit Vehbi….

    suksese … te metejshme.

  12. Bambi says:

    Qenka djale i zgjuar. Me siguri qe do kete mbaruar Oksfordin ose Harvardin.

  13. horri i bulevardit says:

    debil dhe kopje e Irfanit , te atit – ish kapter

  14. dhembeli says:

    Miliarderet koke bosh ,dhent e dhite e zeres , nami i hasan Qeres .le ti bejne pyetje vetes kush kane qene ata ne vitin 92-,98 dhe si u pasuruan.Ai qe i beri te pasur u shemb ne mes te bulevardit .Populli e di kush eshte pas emrit te Hysenbelliut.Per keta Skrapallinj te ndyre duhet nje revolucion qe ti fshije nga faqja e dheut , gjithe pasuria e vene me vjedhjen e bankave nga 92-98 ti jepet popullit.ptu fare e keqe.

  15. Lil Toronto says:

    Ky eshte fillimi i fundit te Hysenbellinjve.

  16. andi says:

    Ky eshte sistemi qe deshem: ta bejme Shqiperine si gjithe Europa! Irfani e ka nisur me paketa cigaresh, me sheqer miell etj. Ka 25 vjet qe nuk i zene kembet dhe dhe fle vetem 5 ore gjume. Une qe po shkruaj, jam pushuar nga puna me Nenin famekeq 24/1; kam qene ne nje kohe me Irfanin ne fushen e Tregtise te Sheshi Avni Rustemi dhe Shkolla e Bashkuar; ai eci perpra une e lashe far tregtine. Ne kapitalizemn secili per vete Zoti per te gjithe. Edhe nje here ky eshte sistemi qe e rrezuan minatoret e Valiasit, punonjesit e Kinostudios, sindikatat profesione etj. Tani mbylleni gojenm ju dembela qe rrini gjihe diten pas tastierave te laptoeve dhe hani barishte per t’ju zgjatur jeta dhe gjuha llapa-llapa…,.

  17. Dorina says:

    Pas ketyre eshte Like Floriri. Te gjithe e dime se c’pesoi Irfani ne vitet 93-94. E ndihmoi Likja te merrej me kontrabanden e kafese.
    Po rri o fshatar se ju njohim mire. R gjithe Shqiperia e di se cfare ndyresirash jeni ju…
    Mos i hengshi parate e popullit!

  18. Plaku Xhuxhumaku says:

    A me thote dot njeri, perse nje ore 40 mije euro e tregon kohen me sakte se sa nje ore qe ben psh 30 euro?

  19. Gent says:

    Cne gjithe ky revoltim nga kokpalaret?
    Keni patur leke per ta vene dushin ne prize apo po duroni sa te kalojne reformat e Rames?

    1. Mi ma says:

      Larg ketyre pasanikeve te rinj. Nuk pushon duke bere te ditur cmimin e ores..I neveritshem !!!

    2. Mi ma says:

      Larg ketyre pasanikeve te rinj. Nuk pushon duke bere te ditur cmimin e ores..I neveritshem !!!

    3. Linda says:

      Ai gazetar esht shume i njohur ne itali.Ai tallet keq me te gjithe , Po ashtu u tall dhe me are pasanikun e babit, qe mburret si kalama Che schifo!!!!!

  20. PLAKU says:

    Shqiperia e mbushur me TERNADIE ,te ishte gjalle Hygoi do kisshte aq pune sa nuk do t’i dilnin edhe pese shekuj per tu marre me TERNADIETE e ekonomise,djhe te politikes

  21. Lori says:

    HelIkopteri eshte i Shega AIR

  22. artan panja says:

    SHUME VIDEO E BUKUR ,,,I themi te gjithe biznesmeneve shqiptar te vazhdojne investimet ne shqiperi per te punesuar sa me shume njerez,,,,sidomos VAZHDONI INVESTIMET NE RESORTE TURISTIKE,,,,,TE HUAJT KUR VIJNE DUAN RESORTE TE MEDHA, QE NE SHQIPERI JANE ME PAKICE../////

  23. Rigoni says:

    Flisni si t’u vije per mbare por keto qe do t’u them Jane te vertete ,qe une nuk kam asnje interes te genjej: Irfani ka kryer shkollen e mesme mekanike ne Leshnje.Filloi pune llogaritar ne SMT..Skrapar ,pas dy vjetesh shkoi ushtar ne min.e mbrojtjes.Pas ushtrise qendroi ne Tirane.E nisi bisnesin me nje thes kafeje.Kjo persa I perket fillimit.Pastaj me Kalinin e kohes bisnesin erdhi gradualisht Duke u rritur dhe sot eshte Aty ku eshte.Une e kam patur shok me plot kuptimin e fjales,pa asnje lloje interesi.Nuk jetoj ne Shqiperi dhe nuk kam me lidhje me te,por dua te them se Irfani eshte njeri I lindur per te arritur Aty ku eshte,por edhe me teper.Femijet nuk ia njoh dhe nuk mund te flasim rreth tyre.

  24. mb says:

    Nuk do te jesh asnjeher si Piersilvio Berlusconi sepse je larg vite drite .Sepse i bie qe ne qofte se yt ste eshte si sivio ty te bie te jeshe piersilvio .Nuk po i hyj pasurise se berlusconit qe eshte afersisht 7 miliarde dollare .Per mos te folur per perandorine mediatike Mediaset .Ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe piersilvio Berlusconi nuk shet pordhe me makina sportive mclaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Replike ndaj Rigonit: o zoteri, miqesia juaj me Fanen, zgjaste 100 vjet, por mos na trego tani ndershmerine e Fanes, se e ka fleten e llogarise se borxheve dhe tatimeve te papaguara nga Tirana gjer ne Vlore ne vije ajrore ne km, dhe nuk besoj qe deshen ta vrisnin djalin e Fanes para dy vitesh, per inate personale, une cunin e Fanes e njoh, maksimumi i negatives qe ka eshte qe ka alamet pordhe aty ku e sheh te mundur dhe te qenurit modest i madh aty ku i nevojitet, Oni eshte ndryshe nga i ati, por s'i dihet per sa kohe do jete e tille

    Lini një Përgjigje