Dje, Çadra e Saliut u shkatërrua nga Federica Mogherini

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

 

Dje, Çadra e Saliut u shkatërrua nga Federica Mogherini, domethënë nga Bashkimi Europian.

Por, çfarë ndodhi, dhe cilat do të ishin pyetjet që do të ngriheshin në këtë rast, për të provuar shkallmimin e Çadrës Sali?

Le ta fillojmë me kërkesat e Çadrës Sali.

Atëhere: Çfarë ka kërkuar Çadra?

Çadra do zgjedhje të garantuara me anë të një qeverie teknike. Çfarë thotë me këtë Saliu? Thotë hapur se dua të ndaj pushtetin aktual politik, që të mund të fitoj zgjedhjet e qershorit. Po mirë, po pse e ka bojkotuar Parlamentin?

Po e bojkoton që Saliu të fitojë pushtetin politik.

Por, BE i thotë se në Parlament votohet vetingu, dhe ky ështe kusht për të hyrë Shqipëria në BE; a është kështu? Po! kështu është, ky është kushti i vënë botërisht nga BE, por Saliu nuk e pranon, se vetingu e rrezon përfundimisht nga pushteti. Domethënë, punët kanë ardhur që: ose me Saliun, ose në Bashkimin Europian?

Po, kështu janë punët: ose me Saliun, ose në Bashkimin Europian. Po mire: kush fiton me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimim Europian? Fitojnë të gjithë shqiptarët, dhe humbet Saliu. Por, si ka mundësi që të humbasin të gjithë shqiptarët për pushtetin e Saliut? E pra, ky është një absurditet i pa pranueshëm, prandaj nuk mund të pranohet, dhe prandaj nuk mund të ndodhë.

Pyetjet e tjera janë këto:

Pse nuk e thotë hapur Çadra Sali se nuk e pranon vetingun? Sepse ashtu do ta kuptonin të gjithë shqiptarët që krerët e çadrës janë të korruptuar. Por, çfarë fiton Çadra Sali, nëse nuk votohet vetingu? Mbron gjyqtarët e korruptuar.

Po mirë, nëse mbrohen gjyqtarët e korruptuar, e fiton dot pushtetin politik Saliu në zgjedhjet e qershorit të këtij viti? Jo, ai nuk i fiton dot ato zgjedhje – fitimi i zgjedhjeve nga Saliu, është pamundësi absolute. Po, pasi t’i humbasë zgjedhjet e qershorit, çfarë do bëje Saliu, nuk do të hyjë në Parlament pas zgjedhjeve? Sigurisht që do të hyjë, se zgjedhjet do t’i drejtojnë perëndimorët në Shqipëri dhe Saliu humbet shumë thellë.

Por, a e di Saliu këtë? Po, Saliu e di mirë këtë. Por, atëherë: çfarë fiton Saliu, pse e shtyn vetingun tre muaj? Asgjë, nuk fiton Saliu – asgjë. Domethënë Saliu sot është i mundur përfundimisht, edhe nëse nuk e lejon vetingun, edhe sikur ta lejojë atë? Po! Saliu gjithsesi është i humbur! Atëhere, kur është kështu, pse nuk e voton që përpara katër muajve vetingun? Sepse Saliu ka kapacitet mendor fëminor. Po si do shkojnë punët me një fëmijë të trembur nga vetingu që kërkon të mbajë vendin peng? Këtu duhet të ndërhyjë forca e politikës amerikane.

Por, a e zgjidh përfundimisht këtë çeshtje kjo forcë? Sigurisht që po, e zgjidh dhe shumë shpejt: që këtë të hënë, më datën 6 mars. Domethënë shqiptarët duhet të rrinë të qetë? Po! Shqiptarët e kanë mundur ndërkohë Saliun dhe do të hyjnë në Bashkimin Europian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Dje, Çadra e Saliut u shkatërrua nga Federica Mogherini”

  1. tajar says:

    Te lumte goja Z.Avokat.All the best.

    1. Atdhetari says:

      Shqiptaret fitojne nje mut te mash ashtu sic fituan te gjitha vendet qe hyjne dhe dian te dalin.Popull isiot nuk e kuptoni qe bashkimi,Evropian eshte skllaveri,varferi,diktature dhe kolonizim?

  2. lennard says:

    Te lumte Goja dhe Pena.Njerez si Ngjela i duhen Shqiperise SOT.Popull Shqiptar Hapi mire syte.E verteta eshte si thote Z.Ngjela.Te mos e leme Sali-Serbin te marre zvarre aspiratat e Popullit shqiptar.Ne FERR vafshin te gjithe Shperdoruesit e Pushtetit,hajdutet,tradhetaret.

  3. lennard says:

    Te lumte Goja dhe Pena.Njerez si Ngjela i duhen Shqiperise SOT.Popull Shqiptar Hapi mire syte.E verteta eshte si thote Z.Ngjela.Te mos e leme Sali-Serbin te marre zvarre aspiratat e Popullit shqiptar.Ne FERR vafshin te gjithe Shperdoruesit e Pushtetit,hajdutet,tradhetaret.
    Ke te drejte Z.Moderator.Harrova Lul-sumkapucin.Spiunin e serbeve,Vrasesin e 21 janarit,Hajdutin e Rruges se Kombit.Para Partizane!!!

  4. mimi says:

    ” PROFESOR – DOKTOR -ASTRNAUT – HISTORJAN -SHKENCETAR –

    SALIU “nuk eshte as femije as plak ,eshte thjesht fshatar.

  5. Renato says:

    Gjithcka qe shkruan, eshte e vertete z. Avokat Ngjela. Sali berisha si bashku me lulushin e ithtaret e tij i ka zene halli i madh: 1. Te dalin nga cadra e marrezise nuk munden se e kane humbjen e sigurte, gje qe e tregoi qarte Dibra e Kolonja?! Te rrine brenda , po armiqesohen me nderkombetaret, te cilet po ju a thone qarte se opozite cadriste nuk ekziston. Tani si kunderporgjgje ndaj tyre berishianet e lulashet po ju kujtojne n/kombetareve se nuk kane arsimin e duhur per te mesuar berishet e lulashet qe mbrojne sistemin e drejtesise te bekuar me kursim 6 mujor te plepave te durresit. Cfare hipokrizie, mbreme lexova ne nje gazete zedhenese te tyre( koha jone) se Mogherini na qenka proceduar ne Itali per korrupsion kur ishte ne radhet e rinise komuniste?! Skane cte thone me te shkretet. Ishalla nuk i ze brenda cadra.

  6. Miri says:

    RROFSH O AVOKAT,SE TI NUK I FAL KËTA KRIMINELËT!

  7. zhaneta spahaj says:

    Analize e thjeshte dhe e vertete per ata qe dijne te kuptojne ose me sakte qe duan ta kuptojne qellimin ogurzi e personal te Saliut e qe i shkojne verberisht nga mbrapa per te ngrene ndonje thele…

  8. Usa says:

    Duhet te deklarohet sa me shpejt e jashtligjshme pd qe te shpetoje shqiperia dhe tere koka e pd te varet ne litar si ss e hitlerit ne 1946.kjo do te ishte gjeja me e mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *