FOTOT/ Sheshi “Skenderbej” hapet në qershor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me fillimin e procesit të mbjelljes së pemëve dhe shtrimit të gurëve, punimet për sheshin “Skënderbej” janë në fazën e fundit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi projektin dhe theksoi se ashtu sikurse është premtuar, sheshi do të hapet për publikun në qershor.

“Jam shumë entuziast sepse po hyjmë në një fazë të re të sheshit ‘Skënderbej’, i cili do të hapet në qershor. Për të gjithë ata që kishin dyshime se sheshi do të ishte vetëm një hapësirë e madhe me pllaka, sot në fakt po provojmë të kundërtën; do të jetë ashtu siç e kërkuan qytetarët: gjysma e hapësirës, pra pjesa qendrore, me gurë, ku do të organizohen aktivitete, koncerte, panaire të ndryshme, kurse gjysma tjetër me bimësi”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se në total do të mbillen dy mijë drurë frutorë, si dhe bimësi tjetër për të gjelbëruar të gjithë zonën. “Kemi filluar mbjelljen e drurëve frutorë dhe dekorativë, gjithsej dy mijë pemë; do të mbillen edhe rreth 5 mijë shkurre me nivele të ndryshme, për t’i dhënë sheshit një peizazh me disa kate. Fillimisht kemi nisur mbjelljet në hapësirën përreth Muzeut Kombëtar, e mandej do të vijojmë përreth godinave të tjera, teksa përfundojmë parkingun nëntokësor dhe elementët e tjerë”, u shpreh ai.

Në ndryshim nga vitet e tjera, ku pemët që mbilleshin donin disa vite të rriteshin, ato tashmë mbillen të gatshme për të konturuar gjelbërimin e sheshit “Skënderbej”.

“Do të jemi gati në fund të pranverës me thuajse të gjitha mbjelljet. Nuk kemi preferuar të vazhdojmë me stilin që gjetëm në Bashkinë e Tiranës, ku mbilleshin disa pemë anemike sa për të thënë që mbollëm pemë. Shumica e pemëve që po vijnë janë të rritura. Kjo do të thotë se nuk do të kërkohen 50 vite që Tirana t’i gëzohet gjelbërimit. Siç e keni parë, pishat e buta që po konturojnë Pallatin e Kulturës dhe hyrjen veriore të Sheshit “Skënderbej” janë tashmë pemë të rritura, pra në një moshë moshatare të ngjashme me pemët e pishave të buta që kemi në bulevardin ekzistues”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se sheshi kryesor do të ketë edhe disa hapësira të vogla për aktiviteteve të ndryshme. “Mënyra sesi është konceptuar Sheshi “Skënderbej” është me disa hapësira: përreth sheshit kryesor do të kemi 11 lulishte me tematika të caktuara, një kopësht librash, një tropikal, një kopësht me fruta dhe drurë frutorë tipikë të zonës së Tiranës etj. Ndaj besoj se për të gjithë ata që do të duan të kalojnë kohën në natyrë, po ndërtojmë një park në zemër të qytetit, aty ku më përpara ishte vetëm një rotondo makinash. Nëse do vazhdojmë me këtë ritëm, natyrisht që do ta kapim Qershorin. Mandej, do të vazhdojmë me të gjithët elementët e tjerë dhe lulishtet anësore të Sheshit Skënderbej”, tha Veliaj.

Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale; mbjelljen e pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative, shumëllojshmëri mjedisesh dhe hapësirash, e përbërë nga 11 lulishte të ndryshme, veshje me gurë dekorativë e natyralë nga të gjitha trevat shqiptare; si dhe ujitja dhe shatërvanët do të funksionojnë me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-2.jpg","attachment_id":"643056"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-1.jpg","attachment_id":"643055"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi.jpg","attachment_id":"643054"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-4.jpg","attachment_id":"643058"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/sheshi-3.jpg","attachment_id":"643057"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/sheshi-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/sheshi-1-1.jpg","attachment_id":"637121"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/sheshi-11-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/sheshi-11.jpg","attachment_id":"637120"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-6.jpg","attachment_id":"641217"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-1.jpg","attachment_id":"641211"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-7.jpg","attachment_id":"641219"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-4.jpg","attachment_id":"641215"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/skenderbej-3.jpg","attachment_id":"641213"}]
        
        Loading...
        

4 komente në “FOTOT/ Sheshi “Skenderbej” hapet në qershor”

  1. Hason, Dele e PS says:

    Si shume hapsire e madhe per Mitingje! Me fjalet “Funksional” delet e shqiperise kujtojne se eshte per to ky shesh, por nuk e kuptojne se eshte nje arena per grumbullime politike!Ku do maten partit sa dele kane njera-tjetra 🙂

  2. tobi says:

    shyqyr se ishim ne merak mos marote pas zgjedhjeve

  3. Meckojati says:

    Meriton lavderimet me te mira ju si kryetar bashkie!

  4. Brahoo says:

    E meriton,ja vlejne te gjitha leket qe jan harxhuar per zgjedhjet.

    Per zgjedhjet e tjera do te heqim pllakat dhe do ta mbjellim peme ose do heqim pemet qe ta zbukurojme me pllaka.
    Gjithmon po nuk erdhi prap Lulka te na e ktheje ne kullote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *