INTERVISTA/ Pandeli Majko: Qeveria teknike s’jep zgjidhje. Shqetësimi për zgjedhjet, real

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Pandeli Majko deklaron në një intervistë për Top Channel se të dyja palët duhet të reflektojnë, pasi gjithë klasa politike sipas tij ka përgjegjësi për krijimin e historisë së të paprekshëmve.

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk do kemi problemin me mënyrën se si mund të qeverisin politikanët. Politikanët janë njerëz që mund të gabojnë.

Problemi që ka pasur Shqipëria është që kur është gabuar nuk është vepruar, sepse kjo është drejtësia dhe përfaqësuesit e saj.

Duhet thënë që ne kemi krijuar një histori të paprekshmish në politikën shqiptare, sepse ne kemi emëruar gjykatësit. Tani sistemi ka ndryshuar dhe ç’është më e rëndësishmja ka ndryshuar edhe me votat e opozitës”, deklaron Majko.

Majko thotë se qeveritë teknike nuk u kanë dhënë asnjëherë zgjidhje problemeve në Shqipëri dhe nënvizon se reforma në drejtësi është një operacion jo vetëm për një palë zgjedhje.

“Nuk mund të vish në dialog me një qeveri duke thënë se dialogu fillon nga largimi yt. Të dyja palët kanë vend për të reflektuar. Qeveria teknike duhet rishikuar në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo nuk i ka zgjidhur asnjëherë problemet”, thotë Majko.

Top Channel: Jemi një ditë dhe pak orë nga seanca parlamentare për vettingun, si mund të zhbllokohet kjo situatë?

Majko: Kjo situatë mund të zgjidhet me pjesëmarrje. Ka momente kur partitë janë të dobëta, por dobësia nuk mund të shprehet me pjesëmarrje. Kjo që po diskutojmë sot nuk është për një palë zgjedhje, reforma në drejtësi që ka nisur sot do të ketë të bëjë me një brezë të tërë. Një brez që në këtë moment shpreh reflektimin për gabimet që janë kryer.

Top Channel: Mendoni se opozita do të hyjë në zgjedhje kur nuk plotësoni asnjë nga kërkesat e saj?

Majko: Të jem i sinqertë, besoj se po. Nuk mund të konceptohet që partia që krijoi pluralizmin në Shqipëri tani të thotë se nuk bëhem pjesë e këtij sistemi.

Top Channel: Në të njëjtat kushte ju morët nismën vite më parë për të takuar zotin Berisha, a do t’i sugjeroni zotit Rama të bëjë të njëjtën gjë me zotin Basha?

Majko: Nuk besoj se situata e sotme në Maqedoni është e barazvlefshme me situatën që ka qenë dikur në Kosovë.

Top Channel: Nga kërkesat e opozitës, cila ju duket më realiste?

Majko: Shqetësimi për standardet e zgjedhjeve. Besoj se është absolutisht real. Çdo opozitë e ka këtë problem dhe mendoj se në tryezën e bisedimeve ky problem mund të zgjidhet.

Top Channel: A duhet të ndërmarrë nismë kryeministri që të takojë liderin e opozitës?

Majko: Ftesën që është zhvilluar pas takimit të koalicionit e interpretoj si një ftesë për të ulur të dyja palët.

Top Channel: Duhet të jetë një takim emergjent?

Majko: Nuk është problemi tek emergjenca, por ka çështje emergjente që duhen diskutuar dhe zgjidhur njëkohësisht.

Top Channel: Mes zotit Rama dhe zotit Basha?

Majko: Besoj pa shmangur asnjë nga aktorët e tjerë të parlamentit. këtë duhet ta them.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “INTERVISTA/ Pandeli Majko: Qeveria teknike s’jep zgjidhje. Shqetësimi për zgjedhjet, real”

  1. Rama do dekoroje AAdriatik Lallen says:

    Pando LLESHI SI NUK U TREGOVE NJEHERE BURRE O GJARPER I POLITIKES DHE sABRI gODE STA MERR.

  2. Adrenalin says:

    Gjith lufta po bëhet për të tërhequr popullin e pa kënaqur nga rama.
    Për sa i takon zgjedhjeve , lulza dhe salehu kanë qënë nëna dhe babai i vjedhjeve dhe i dinë mirë proçkat në zgjedhje kështu që do të kërkojnë sa më shumë litar për ta tërhequr në anën e tyre.

  3. Spartaku says:

    Edhe ky Pandi nuk me pelqen me qendrimet e tija,as mish e as peshk.Nga keta lloje njerzish apo deputetesh,eshte frike te punosh apo ti besosh,se keta ne nje moment ekstra te japin duaret per ne humner.Nuk mund t’u zihet shume bese.

  4. shaqo says:

    Ketij nuk i jane pjekur fiqte akoma.
    Thone se ka mbaruar per inxhineri, shkence ekzakte, por si ka mundesi te shqetesohesh per nje gje qe nuk ka ndodhur akoma, duke e thene si PD, qe zgjedhjet nuk do te jene te ndereshme. Asaj ia do puna te thote keshtu, se perligj humbjen e radhes, po ti ing. alias, se inxhinerine e fakultetet ju studente te dhjetorit, jo vetem qe s’e mbaruat, por ua dhane se “permbyset” sistemin dhe dolet ne fund ca bylmeza qe po u mbajme ne qafe per 25 vjet dhe s’po u heqim akoma qafe, se mbani njeri tjetrin.
    U plake dhe s’u poqe o koke loqe.

  5. dash says:

    Deludent, ky sikur jeton ne hene..

    1. anonim says:

      I punon truri tek posti i presidentit, ndaj perpiqet qe te duket sa me neutral me palet.

  6. mergim tari says:

    Une mendoj se PD e ka mbyllur ciklin dhe misionin e saj. Nuk ka me çfare te jape. Ne fakt ajo gjithmone vetem te zeza I ka sjelle atij populli. Ajo tani eshte kthyer ne nje çerdhe ujqërish qe vetem bejne dem. Duhet te rithemelohet e djathta shqiptare, pasi ne Shqiperi ka shume nevoje që me te vertete te kete parti te kaheve te ndryshem. Nuk mund te kete te djathte me nje komunist si SALI BERISHA. NUK MUND TE BESOHET SE NJE KOMUNIST 25 VJEÇAR U ZGJUA NJE MENGJEZ TE VITIT 1990! BERI TRURIN SYNET DHE U SHNDERRUA NE DEMOKRAT ANTIKOMUNIST. NUK ESHTE AS LOGJIKE E JO ME NORMALE TE BESOHET.
    Ka parti te djathta si FRD ose njerez te mire ne PD dhe jashte saj qe mund te rithemelojne nje te djathte te vertete, te bazuar mbi ekonomine e tregut te lire, ide e liberale etj…..
    Nese do te kemi perseri neper kembe kete PD me BERISHEN DHE BASHEN, do te deryrohet e majta te jete edhe e majte edhe e djathte.

  7. LORA says:

    Pyetje idiote te Top-Channel,,,pergjigje te fandaksura te Majko efendiut.
    Meqe ti Majko efendiu ,me ne fund more guximin t’a thuash publikisht se je pjese e pergjegjesise politike te
    krijimit te sistemit kriminal te te paprekshmeve(pohim I vertete,se luan topi ) ,,,,,me e pakta qe duhet te besh, eshte te dorehiqesh ,pa kthim,nga politika,,,,,dhe keshtu duhet te bejne tere zgjyrat qe ia kaleruan Shqiperise e shqiptareve ,pas-nentedhjetes.
    Ato sistemet zgjedhore (n’a cate trapin,ne cdo pale zgjedhje doni sistem te ri zgjedhor) jane pergjegjesi e juaja,majtas-djathtas, per te rrafinuar metodat e tjetersimit te vullnetit Sovran te shqiptareve,,,,,qe do te thote se kush me pak e kush me shume I friket vullnetit zgjedhes te shqiptareve.Populli voton ne qetesi dhe maturi ,me pergjegjshmeri civile,,,,,menjehere sa mbyllen kutite fillon odiseja e krimit me voten e njerezve ,,,deri ne kacafytje dhe vrasje komisioneresh.
    Hajde pirdhuni se n’a moret nje cerek-shekulli jete me kurvlliqet tuaja,,,,qe vetem shkaterrojne jeten dhe ekonomine e njerezve te thjeshte ,,,,dhe fryjne ne te njejten kohe xhepin e politiqeneve dhe sherbestareve te tyre te korporates kriminale te dreqesise “gjin gjonmi”.

Lini një Përgjigje te Rama do dekoroje AAdriatik Lallen Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *