Klosi në Asamblenë e parë Kombëtare e Zejtarisë: Kështu ruajmë traditën dhe hapim vende pune

4 Mars 2017, 14:19Sociale TEMA

Asambleja e parë Kombëtare e Zejtarisë u mbajt sot në Lushnjë dhe aty morën pjesë zejtarë nga gjithë Shqipëria.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili tha se prodhimi vendas artizanal do t’i kthehet traditës, duke përforcuar mbrojtjen e tij dhe kjo do të mundësojë krijimin e qindra vendeve të reja të punës.

“Ne kemi shumë nevojë që zejtarët e qyteteve tona të jenë së bashku dhe të mbrojtur, që produktet e tyre të jenë të mbrojtura me ligj”, deklaroi Klosi.

Kreu i Business Albania, Luan Bregasi tha se, nëse këto përpjekje do të ishin bërë vite më parë, sot bizneset nuk do të ndjenin mungesën e profesionistëve në sipërmarrjet e tyre.

“Nëse kjo gjë do ishte bërë para 20 vjetësh ne nuk do të kishim mungesë profesionistësh në tregun e punës. Ky proces ka nisur para 3 vitesh, por do të duhet shumë kohë që të japë frytet e veta”, tha Bregasi.

Zejtarët e regjistruar në Dhomën Kombëtare të Zejeve do të kenë taskim zero për dy vitet e para të regjistrimit të tyre.

1 komente në “Klosi në Asamblenë e parë Kombëtare e Zejtarisë: Kështu ruajmë traditën dhe hapim vende pune”

  1. A says:

    ZEJTARET duhet te kene kujdes sepse gjate ketyre 27 vjeteve nuk kemi shikuar interes per zhvillimin ekonomik te Shqiperise sepse nen filozofine te zbatuar ne teori dhe ne praktike: “TERAPIA e SHOCKUT, EKONOMIA ZERO” u prishen dhe u shkaterruan gjithcka pa asnje lloj kriteri si Kombinate, Uzina, Fabrika dhe Ndermarrje.
    Qellimi ne vetvehte i qeverive ka qene rritja e taksave, tarifave, akcizave dhe e cmimeve. Mbas ketyre brockullave te rradhes fshihet qe biznesin e ZEJTARISE ti grumbullojme, ti mopolizojme dhe ti rrjepim me taksa.
    Vini re kohen e fundit, u tha dhe u vendos qe autogazi per automjete do te rritet 80 lek te vjetra per liter. Cmimi i tij levrinte ndermjet 360 – 440 lek te vjetra, tani +(plus) 80 lek te vjetra takse e re, pra do te ishte 440 – 520 lek te vjetra. Ne realitet ka shkuar ne 760 lek te vjetra per liter. Pra eshte shtuar ne realitet 320 – 400 lek te vjetra per liter.
    PRA ku eshte kontrolli i qeverise dhe i organeve kompetente, hic gje kundi, pra zero.
    Ku eshte EDI RAMA qe kerkon te beje drejtesi dhe zhvillim, hic gje kundi. Ku ka probleme dhe ngjarje qe nuk i interesojne zhduket si mi xhirizesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje