La Liga/ Reali mposht lehtësisht Eibarin

4 Mars 2017, 18:16Sport TEMA

Real Madridi ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Eibarin në transfertë.

Pas disa ditëve shumë të tensionuara te Los Blancos, humbjes me Valencian, fitores së vështirë kundër Villarrealit e barazimit me Las Palmas, ekipi i Zinedine Zidane, rikthehen të marrin tre pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore madrilenët marri kreun në La Liga që tani ka grumbulluar 59 pikë, me dy më shumë se Barcelona, që sonte luan më Camp Nou me Celta Vigon.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi Karim Benzema, i cili shënoi dy gola dhe bëri një asis. Dy golat e tjerë i shënuan Asensio dhe James Rodriguez. Golin e nderit për vendasit e shënoi Ruben Jimenez Pena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje