Mesazhi i Ramës për Bashën: Për qeveri të re, fol me popullin…

4 Mars 2017, 11:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar sot nismën për firmosjen e peticionit për vetingun.

Me këtë rast, ai i ka dhënë një mesazh edhe Lulzim Bashës, duke iu referuar deklaratës së përfaqësues së BE-së, Federica Mogherinit.

Ata që përpiqen ta mjegullojnë këtë fakt dhe të vërtetë të thjeshtë nga mbrëmë do e kenë më të vështirë se shqiptarët panë dhe dëgjuan direkt nga përfaqësuesja e BE, se BE është gati të celë negociatat duke i qëndruar deklaratës së fundvitit të shkuar kur pranoi rekomandimin pozitiv” tha Rama.

Lidhur me mundësinë e negociatave me Bashën, Rama deklaroi:

Negociatat me BE do nisin me zbatimin e ligjit të vetingut.

Me opozitën nuk kemi cfarë negociojmë, por kemi cfarë bisedojmë.

Nëse opozita është e shqetësuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është e mirëseradhur dhe jemi tërë sy e vëshë për të parë e dëgjuar konkretisht propozime konkrete dhe realiste, në mënyrë që ti bëjmë pjesë të legjislacionit të zgjedhjeve.

Jemi gati të dëgjojmë dhe bisedojmë me opozitën për cdo gjë tjetër”, tha Rama.

Ndërsa i pyetur për kërkesën e Bashës për qeveri teknike, Rama tha:

E vetmja gjë që nuk bisedojmë dot, ose e bisedojmë, por nuk vendosim dot ne, është ajo që me kushtetutë i takon sovranit.

E vendos ai kush është në pozitë dhe qeveri, e ndan këtë punë një herë në katër vjet.

Kjo është ndarë.

Ne jemi në zbatim të një konkretatë që nuk ka skaduar akoma”.

11 komente në “Mesazhi i Ramës për Bashën: Për qeveri të re, fol me popullin…”

  1. Liu says:

    Mesazh shume domethenes ,populli te votoi EDI RAMA dhe vetem ai ka te gjitha te drejtat te te heqi ,Po me sa shohim rezulton se do te te kemi edhe kater vjetet e ardheshme o Kryeministri me I mire I te gjitha kohrave

  2. Kasandra says:

    Kryeministri Rama përgjigjet saktë. Malet tona më të larta. Përshëndetje, Kasandra.

  3. votren(prifti spanjoll) says:

    Perndryshe do ishe tradhetari i atyre qe te besuan ti udhehiqje.

  4. Tosh Bosh Bull says:

    sovrani votoi qe sali berisha, lulzim basha , ilir meta te dilnin para drejtesise, perse nuk permend sovranin edvin rama per tradhetine kombetare dhe hajduterine e Metes.


    Pres me padurim dekorimin e Adriatik Lalles pas falelenderimit public qe Rama I beri per punene fantastike ne kupolen e drektesise.

  5. Fatosi-kosove says:

    Ky eshte Rama qe kemi dashur ta shofim qe nga marrja e postit si kryeminister,pra lulit duhet thene troq se kryeministrin dhe qeverine e cakton populli e jo nje grusht kriminel mafioz qe jane vetngujuar ne tenden e turpit,qe perpiqen ta mashtrojne edhe veten e vet pasi shqiptaret nuk i rimashtroi dot,prandaj zoti Rama çdo leshim perball lul bashes ne veqanti do te thot zhgenjim i atyre qe te kan votuar per ta qeverisur shtetin dhe kombin,dhe ne fund asnje vlere sdo te kishte qendrimi juaj nese nuk vendoset VETINGU dhe nese nuk do kete drejtesi per Gerdecin,21 janarin,Remzi Hoxhen,Sokol Olldashin dhe me kryesorja edhe per Lazaratin dhe hashashin ne vend por edhe per vjedhjen e votave,pasi sipas lul bashes kur ristani bente ligjin dhe zbulonte fletvotime ne varre te babes e nanes se tij paskan qeneper ty e jo per lulin,poashtu edhe ato mbi 1000 vota per lul bashen ne fshatin Ruzhdie ku kishte vetem 79 votue paskan qene per ty por qe gabimisht ristani i paska numeruar per lul bashen,prandaj mjaftojne keto fakte te rizbuluara nga luli qe ai te kalbet ne burg.

  6. astrit says:

    Me se fundi i the nje gje teper te sakte Bashes qe eshte mbyllur ne cader dhe kujton se ka fituar boten, tamam si Don Kishoti qe luftonte me mullinjte e eres! Politikanet ne Shqiperi kur vjen koha per votime kerkojne voten, por pasi e marrin voten nuk pyesin me per popullin! Do bejme zgjedhje jo nuk do bejme, do ngrejme qeveri teknike jo po neser thone qeveri me baze te gjere, jo keshtu jo ashtu! Po populli bageti eshte qe voton nje here ne kater vjet dhe pastaj nuk e pyesni! Askush nuk ka te drejte te deformoje vullnetin e popullit si shumica ashtu edhe pakica! Zgjedhjet behen nje here ne kater vjet dhe jo sa here duan politikanet e paduruar nga humbja e pushtetit! PD dil nga cadra, puno per dekriminalizimin, voto 7 ligjet, fillo fushaten per zgjedhjet e 18 qershorit dhe po fitove hallall! Lerini shantazhet dhe teatrin se boll na merzitet!

  7. DETARI Atlantidhes @ says:

    Edi Rama ,eshte perrla shqiptare !
    Eshte njeriu, politikani, bashkatdhetari, kryepunetori, kryeministri me i paster i te gjithe koherave .
    Vetem me kete njeri dhe te perzgjedhurit e tij,sidomos Erion Veliajn,vendi yne do te jete ne gjendje te mire ekonomike dhe politike ne rajon !
    Zoti i dhente jete e lumturi familjare.
    Hallall ,qumeshti i mamase tij !

  8. fisheku says:

    Sakte , nuk duam qeveri teknike. Kemi votuar nje qeveri me shumice te votave dhe kerkojme qe vota jone te respektohet. Qeveri teknike eshte nje shpikje e PD e cila e ndien se jo vetem nuk do te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme por edhe pozicionit e opozites do ta humbase. Shqiptaret Duan nje qeveri dhe opozite te forte qe punojne per popullin dhe jo per karriget e tyre. Pergjigja e qytetarit eshte JO QEVERISE TEKNIKE ne nuk jemi ne lufte sic deshironi ju.

  9. berti says:

    Ne fakt e kemi pare dorelt, me ze e figure seai Ristani i numeroi votat dhe fitoren e Edit ia kaloi Lulit. PD do ishte teper e besueshme nqs nuk do te kishte ne krye Lulin, Ristanin dhe sigurisht S.B. Le te kujtojme edhe votimin per kr te PD mes Lulit dhe Sokolit dhe fletet e votimit me numer rendor.

  10. Pensionisti says:

    Aman bre EDI; po nuk të vjen një çikë keq për kërriçin Lul-ush të Saliut? Po për ne pensionistët nuk të vjen keq bre? Po jepja bre Qeverinë ush Lu-lushit se ai do të na i bëjë mbi 250 mijë lekë pensionet ne pensionistëve. Mu kujtua sot, se kur kandidoi për kryetar Bashkie, ky ushi i Saliut na premtoi ne të varfërve se do e ulte çmimin e bukës në Tiranë. Ne nuk i dëgjuam pordhët e Lul -ushit dhe nuk ia dhamë votën por ai u bë se u bë Kryetar Bashkie me urdhër të Saliut, me ndihmën e Ristan Pijanecit e me vendim të Gjykatës së Saliut, fjeti 4 vjet në Bashki por çmimet e bukës nuk u ulën por u rritën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje