Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini ua rikujtoi edhe njëherë politikanëve kosovarë se pa ratifikuar demarkacion dhe pa luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka liberalizim të vizave.
Por moszbatimi i kushtit të demarkacionit është ai që shqetëson më shumë Mogherinin. Ajo sqaroi se është koha që kjo çështje të votohet në mënyrë që të mos e pësojë populli i Kosovës.
“Është koha e fundit që të ecim përpara. Është koha që të votoni demarkacionin me Malin e Zi. Kjo do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. I mbetet Parlamentit të vendos”, tha ministrja e jashtme e bllokut evropian në konferencën për shtyp me Isa Mustafen.
Mogherini u takua gjithashtu me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli. Ajo ka në axhendë bisedime edhe me udhëheqësit e partive politike në vend, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt qytetit verior të Mitrovicës.
kembet ne nje kepuce!!!!!!!!!!!!!
Evropa tall trapin me ju o qyqare
pse nuk eshte evropa nje me drejtesine????
Evropa eshte shantazh, pushtet e padrejtesi
kembet ne nje kepuce!!!!!!!!!!!!!!
Evropa tall trapin me ju o qyqare
pse nuk eshte evropa nje me drejtesine????
Evropa eshte shantazh, pushtet e padrejtesi
E pra eshte nje ‘jo’ me me mashtrimet e juaj!
Edhe disfata do jeté per ju,se na prape aty ku jemi do jesim se pritem qe 100 vete me… Enought us enought!
Jam hutuar me kete punen e demarkacionit!!! Pse te mos i bashkangjiten shqiptaret e Malit te zi, bashke me token e tyre, Kosoves dhe Shqiperise, por duhet Kosova t’i fali toke M.te Zi!!??? Nuk i kuptoj dot keto zgjidhjet europiane, sikur po shesin domate te tregu fshatar!!!