Mori 318 mijë euro përmes mashtrimit me apartamente, njihuni me Vjollca Hoxhollin

4 Mars 2017, 16:04Politika TEMA

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin për mashtrim me vlerën e 318 mijë eurove të shtetases Vjollca Hoxholli, e cila nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Vjollca Hoxholli është administratore e kompanisë së ndërtimit Hoxholli Sh.p.k., kompani e cila ndërton pallate dhe të njëjtin apartament e shet disa herë tek persona të ndryshëm, duke përfituar miliona.

Këtë aktivitet Vjollca Hoxholli e kryente bashkë me burrin e saj, Rrapush Hoxholli.

Hoxholli prej vitit 2007 kryen funksionin e administratores dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve tek Unaza e Re (rruga “Teodor Keko”) shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën prej 318 580 eurosh i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ajo akuzohet për “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Fallsifkim i dokumentave (kontrata), vepra për të cilat është hetuar dge paditur edhe raste të tjera. (Lapsi.al)

2 komente në “Mori 318 mijë euro përmes mashtrimit me apartamente, njihuni me Vjollca Hoxhollin”

  1. deni says:

    E bukur shtepia ne Amerike

  2. klienti45 says:

    shqiptaret duhet te kene besim tek sistemi i drejtesise i cili i garanton investimet e tyre.
    Kontratat e pergatitura nga noteret publik, certifikohen nga drejtoria e inspektimit te ministrise se drejtesise dhe prokuroria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje