Ndalimi i Haradinajt, a do të ndërhyjë BE në Francë? Ja përgjigja e Mogherinit

Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, u takua me përfaqësuesit e partive opozitare dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Gjatë takimit, u diskutua edhe rasti i Ramush Haradinajt që po mbahet në Francë sipas nënkryetarit të AAK-së për shkaqe politike.

“Është e qartë se kjo çështje i takon drejtësisë franceze dhe ajo si zyrtare e lartë e BE-së nuk ka të drejtë të përzihet në sistemin e drejtësisë franceze por ajo tha se është një çështje që preokupohen të gjithë”, ishte përgjigja e Mogherinit kur është pyetur për Ramush Haradinajn, ka thënë Ardian Gjini.

Mogherni ka zhvilluar takime edhe me krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës, por nuk është cituar të jetë biseduar për rastin e Ramush Haradinajt.

Haradinaj është ndaluar me 4 janar të këtij viti në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa seanca e radhës për Haradinajn do të mbahet me 6 prill.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...