Rama sfidon Bashën: Dialog pa kushte me opozitën, dhe te çadra po të duan. Vetëm të zhbllokohet Vetting-u e drejtësia

Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar që të hedhë sërish sfidën ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Duke vënë gjtithçka në funksion të zhbllokimit të reformës në drejtësi dhe të Vettingut, kreu i qeverisë garanton Bashën se është gati për dialog pa kushte me opozitën, madje duke shkuar dhe brenda çadrës së saj të instaluar këtu e 15 ditë më parë ngjit me kryeministrinë.

Po citojmë të plotë statusin e kryeministrit në rrjetin social:

Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë, ekonominë, integrimin, punësimin, nga kthetrat e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar🇦🇱🇪🇺

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *