VIDEO/ RENEA mësyn lokalin në Shirokë, arreston gjobëvënësin

Ky është momenti kur forca RENEA finalizuan një operacion për arrestimin e një gjobëvënësi.

Ndërhyrja e shpejtë bëri të shtangen qytetarët të cilët kishin zgjedhur të kalonin drekën në këtë lokal në Shirokë.

Një numër i madh i forcave speciale me maska dhe të armatosur hynë në lokal.

Forcat RENEA i janë afruar një tavoline, i kanë mbuluar kokën një mashkulli dhe më pas e kanë marrë zvarrë.

Ata finalizuan një operacion të madh për kapjen e kokave të një grupi që vendosnin gjoba ndaj lokaleve të njohur.

Këta persona detyronin bizneset që të paguanin një pagë mujore për të mos pasur probleme nga gjobëvënësit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...