Shtohen dy grada/ Pagat e reja në Policinë e Shtetit, ja sa punonjës përfitojnë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetët e Partisë Socialistë dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kërkojnë rritjen e pagesës për punonjësit e policisë. Janë 9 deputetë të mazhorancës që kanë depozituar në Kuvend disa amendamente për ligjin e Policisë së Shtetit, ku propozohet që në hierarkinë e gradave të shtohen edhe gradat “Inspektor i dytë” dhe “Inspektor i parë”.

Shtimi i këtyre dy gradave do të sjellë efekte financiare shtesë në buxhetin e Policisë së Shtetit. Bazuar në kriteret e përcaktuara në projektligj, parashikohet që grada “Inspektor i parë” t’iu jepet rreth 1000 punonjësve, ndërsa “Inspektor i dytë” rreth 1135 punonjësve. Për punonjësit e policisë të cilëve do t’u jepet grada “Inspektor i parë”, parashikohet që paga për gradë të bëhet 54,500 lekë, aq sa ishte paga për gradë e kryeinspektorit. Efekti financiar i përllogaritur për gradën “Inspektor i parë” është 66 milionë lekë. Shtesa prej 5,500 lekë, përllogaritet referuar pagës për gradë prej 54,500 lekë të parashikuar për gradën “Inspektor i parë”, minus pagën për gradë prej 4,900 lekë që marrin aktualisht këta punonjës të cilët mbajnë gradën “Inspektor”.

Për punonjësit e policisë të cilëve do t’u jepet grada “Inspektor i dytë”, parashikohet që paga për gradë të bëhet 52,000 lekë. Efekti financiar i përllogaritur për gradën “Inspektor i dytë” është 40,860,000 lekë. Shtesa prej 3000 lekë, përllogaritet referuar pagës për gradë prej 52,000 lekë, të parashikuar për gradën “Inspektor i dytë”, minus pagën për gradë prej 4,900 lekë që marrin aktualisht këta punonjës, të cilët mbajnë gradën “Inspektor”.

Efekti total financiar që rrjedh nga zbatimi i këtij projektligji përllogaritet në shumën 106,860,000 lekë (66,000,000 lekë për gradën “Inspektor i parë + 40,860,000 lekë për gradën “Inspektor i dytë”).

Duke qenë se ky efekt nuk është parashikuar në buxhetin e Policisë së Shtetit të vitit 2017, në projektligj parashikohet që hyrja në fuqi e neneve 6, 7 dhe 9, të cilat parashikojnë shtimin e gradave “Inspektor i dytë” dhe “Inspektor i parë” të bëhet më 1 Janar 2018, me qëllim planifikimin e fondeve përkatëse në programin buxhetor të Policisë së Shtetit për vitin 2018

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *