Tjetër gol i Sadikut, tani Lugano është në vendin e pestë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vazhdon periudha e artë e Armando Sadikut në kampionatin zviceran, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare po shënon me një rregullsi të pabesueshme.

Futbollisti ka rezultuar përsëri vendimtar për skuadrën e Luganos, duke e ndihmuar që të marrë ndaj Lozanës një fitore të rëndësishme 2-1 e cila ngjit ekipin e drejtuar nga Paolo Tramexani në vendin e pestë në klasifikim.

Sadiku arriti të shënonte golin e avantazhit për skuadrën e tij që në minutën e 6 të ndeshjes me një tjetër gjuajtje në hyrje të zonës që mposhti portierin kundërshtar, shkruan Panorama Sport.

Dukej se gjithçka do të ishte e lehtë për Luganon, por skuadra e Tramexanit u desh të djersinte për tri pikët, pasi Kampos realizoi golin e barazimit në minutën e 32-të. U desh goli i shqiptarit që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alisokit, në fillimin e pjesës së dytë, që Lugano të fitonte këtë duel.

Ky ishte goli i katërt në 5 ndeshjet që Sadiku ka luajtur me Luganon në këtë fillim të pjesës së dytë të sezonit, një mesatare mjaft e lartë për sulmuesin shqiptar. Ai mendohej se do të kishte vështirësi të përshtatej me cilësinë e Superligës zvicerane pas dëmtimit dhe një gjysmë sezoni të kaluar në kategorinë e dytë. Kuptohet qartë se tani askush nuk ka më dyshime rreth asaj që mund të bëjë sulmuesi shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *