Trump: Obama njeri i sëmurë, më ka përgjuar

4 Mars 2017, 14:37Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë akuza të forta ndaj paraardhësit të tij Barack Obama.

Sipas kreut të ri të shtetit amerikan, Obama, ka kryer përgjime në dëm të tij, duke shkelur ligjin.

“Sapo kam zbuluar se ai vuri nën përgjim telefonat e ‘Trump Tower’ pak para fitores sime. Ky veprim është një ‘mekartizëm’”, shkroi Trump në profilin e tij në Twitter.

“A është e ligjshme për një president të përgjojë një garë presidenciale?.

Një avokat mund t’i bëjë një padi të madhe, meqenëse Obama përgjonte telefonat e mi tetorin e kaluar”, shtoi Trump.

Për kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë, ky është një skandal i ngjashëm me atë të “Watergate”. “Ky është Nixon/Watergate. Djalë i keq, apo i sëmurë?”, pyet Trump ndjekësit sa i përket veprimit të Obamës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje