Vila: Partizani në Laç për tre pikët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Historia nuk ka rëndësi. Ashtu sikundër statistikat, që tregojnë se Partizani nuk humbet prej tre vitesh në Laç apo që të kuqtë nuk pësojnë gol nga kjo skuadër në pesë përballjet e fundit. Emiljano Vila i ka të qarta vështirësitë e duelit në Laç, megjithatë beson se Partizani do të hyjë në fushë vetëm për të fituar.

“Kemi një trasfertë shumë të vështirë si ajo e Laçit, duke ditur edhe pozitat e kësaj skuadre. Megjithatë ne do të shkojmë për të marrë maksimumin në këtë ndeshje, për të marrë tre pikët. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, por shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.”

Me kurbinasit që janë dëshpërimisht në kërkim të pikëve në garën për mbijetesë, Partizani duhet të shfaqet solid në mbrojtje, por edhe të mendojë ta zgjidhë ndeshjen sa më shpejt.

“Goli të vijë kur të jetë, pasi rezultatin final e di vetëm Zoti.Ne do të bëjmë maksimumin deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit. Unë shpresoj shumë te ekipi, jemi në rrugën e duhur dhe them se do të dalim me sukses. Armën tonë kryesore kemi tifozët tanë, duke e ditur që ata janë të shumtë dhe kjo na penalizon deri diku.”

I aktivizuar thuajse në të gjitha rolet në fushë, 28-vjeçari vijon të aktivizohet në qendër, ku këtë herë pritet të jetë kundrapesha e Çetkoviç në fushë, për një Partizan të projektuar drejt sulmit.

Në çdo ndeshje nuk është se luaj në një rol specifik, luaj majtas apo djathtas. Aty ku ekipi ka nevojë mund të përshtatem dhe kjo është gjë e mirë. E rëndësishme është që të japësh maksimumin aty ku të cakton trajneri dhe të ndihmosh ekipin aty ku ka nevojë.”/SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Vila: Partizani në Laç për tre pikët”

  1. Zhanina Tahiri says:

    Partizani do te shpartallohet ne Lac dhe Erion Brace do haje mutin prape Kam Pershtypjes se pas kesaj Gaz Demi do ti fute nje shkelm bytheve per te shkuar ne bazen socialiste e cila po drejtohet nga Blushi dhe LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *