Basha i përgjigjet Ramës: Je i mirëpritur në çadër por nëse mashtron, sheshi vjen tek ti!

5 Mars 2017, 12:23Politika TEMA
Basha i përgjigjet Ramës: Je i mirëpritur në

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ishte i gatshëm të shkonte edhe në çadrën e protestës së PD për të dialoguar në mënyrë që opozita t’i japë fund bojkotit dhe të votojë komisionet e Vettingut. Kreu i PD Basha komentoi deklaratën e Ramës gjatë një fjalimi të mbajtur sot para mbështetësve të opozitës.

“Dje Edi Rama ka kërkuar të vijë në këtë çadër. Ka kërkuar të vijë te Shqipëria reale të dalë nga fasada e krimit. Kjo sipas asaj që ka shkruar është dëshira e tij. Ka thënë se do ta bëjë këtë me qëllim që opozita mos të bllokojë përparimin e Shqipërisë duke bllokuar Vettingun. Tani meqë jemi me fermerët dhe sapo lexuam 12 mashtrime, le ta lexojmë këtë. Kush po e bllokon Shqipërinë në Evropë…

Si po e bllokon, me drogën, me krimin, me moszbatimin e dekriminalizimit, me kërcënimin nqë droga dhe kërcënimi që përbëjnë për zgjedhjet, me këto bllokohet edhe reforma në drejtësi. 7 kushte për t’i hapur rrugë integrimit, ja numëruan gjermanët 15 metra që këtu. Nëse ai do të zhbllokojë rrugën e integrimit, unë do ta mirëpres në këtë çadër krijimin e qeverisë teknike. Kapitullimin e krimit këtu në këtë shesh, zbatimin e dekriminalizikmmit këtu në këtë shesh, dhe krjimin e kushteve për zgjedhje të lira. je i mirëpritur në këtë shesh por nëse është mastrim, i them se koha për lojra ka mbaruar, nuk ke pse të vish në shersh, do vijë sheshi tek ti. ”, deklaroi basha.

Kryetari i Partisë Demokratike e dha këtë deklaratë gjatë një takimi me fermerët në çadrën e protestës para kryeministrisë. Në ditën e 17-të të protestës, ai tha se beteja për zgjedhje të lira nuk do të ndalet. Basha deklaroi se fitorja do të vijë dhe do të kujtohet në histori si fitorja e qytetarëve.

“Është dita e 17-të e një proteste për zgjedhje të lira. Pa greva urie false. Do hyjë në histori si fitorja më e bukur e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës deklaroi se Rama mashtroi fermerët 4 vit më parë. Ai deklaroi se fshati dhe bujqësia sot janë në një situatë më të vështirë.

“Sot janë bashkuar fermerët nga anë e mbanë vendit. Ju e dini dhe me shumë prej jushe jemi takuar, kudo anëembanë Shqipërisë në një tur prej më shumë se një viti, ne kemi qarë hallet e bujqve, peshkatarëve, blegtorëve.

Sot realiteti që kemi parë dhe kemi prekur, ku kanë ndodhur problemet e jashtëzakonshme që kanë sjellë bujqësinë në këtë gjendje, kanë zbarkuar para qeverisë dhe kryeministrit të fasadave i cili ka refuzuar për 4 vite të shohë problemet e  veta që ka shkaktuar dhe thelluar për fshatin. Kjo është një vlerë e shtuar  e kësaj tende të lirisë, sepse sjell Shqipërinë e pacensuruar, këtu në mes të mejdanit, para qeverisë së fasadave”, tha ai.

Basha kritikon Ramën për premtime të pambajtura, por me sa duket ai nuk i mban mend ato, dhe gjatë fjalimit nxjerr një letët ku ka mbajtur disa shënime.

“A i mbani mend premtimet e Ramës për fshatin apo jo…? Unë si mbaj mend kështu që i kam shkruar…”, tha ai.

4 komente në “Basha i përgjigjet Ramës: Je i mirëpritur në çadër por nëse mashtron, sheshi vjen tek ti!”

  1. niki says:

    Mjere ai qe nuk njeh veteveten.

  2. Spartaku says:

    Eh mjer ti o Basha.Te genjen mendja,dhe ti vete. genjen te tjeteret.Propozimi i Rames per dialog me ty, ne ate mut çader, eshte nje gje shume civile dhe inteligjente.Eshe nje zemer e hapur dhe e sinqert.Por ti,si njeri mosmirnjohes nuk e pranon,se, ke frike se mos te bje autoriteti e humbet pike.Dhe vertete po erdhi Rama aty,ti humbet akoma me shume pike.Ti ke mbaruar bashke me Salin dhe partine tende Me keto budalliqe qe po bene,shikoje me dylbi marrjen e pushtetit.Juve nuk ju do populli, se jini kundra atyre problemve qe do populli.Nuk eshte populli ai qe ke ti ne ate çader.Ata jane nje grusht njerzish mercenar te genjyer e te pagur nga ty.

  3. genci says:

    Degjojeni hajdutin cfare thote! Ky monster vrau dhe vodhi dhe tani akuzon te tjeret! Po te soset vaji i kandilit lul basha, ske ku shkon! Ne brime te miut do te gjejne!

  4. Treviso says:

    Une si kryeminister do ta kisha per ofendim qe te shkoja tek çadra e krimineleve. Ato duhet te ishin te gjithe ne burg sot, por duke ditur se drejtesia eshte bere pale me to kan te drejte te shijne lome. Me kriminelet nuk behet pazar. Rendesi ka se ne opozite eshte nje pjese e vogel kunder qytetareve dhekunder shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje