Bëri shqiponjën në Beograd, çmenden mediat serbe: 'Kryqëzojnë' atletin shqiptar...

5 Mars 2017, 12:28Rajoni TEMA

Nuk mund të mungonin edhe kësaj here notat e nacionalizmit në Beograd. Pas dronit të famshëm që bëri xhiron e botës në ndeshjen e Kombëtares shqiptare të futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, dje mediat serbe kanë gjetur një tjetër arsye të pavend për të protestuar ndaj festës kuqezi.

E përditshmja vendëse “Kurir” e ka cilësuar si skandal momentin kur kampioni i ri i Europës në “Mbretëreshën e sporteve”, Izmir Smajlaj, festoi me shqiponjën me duar pas triumfit në arenën e Beogradit.

Në komentin e saj, “Kurir” shprehet se ndonëse publiku e duartrokiti, atleti shqiptar u përgjigj me “Shqiponjën”.

“Një tjetër skandal ndodhi sot në kampionatin europian në Beograd me përfaqësuesin shqiptar në kërcimin së gjati Izmir Smajilaj.

Ndonëse u përshëndet me duartrokitjet e publikut të Beogradit, ai u përgjigj me duart që simbolizojnë ‘shqiponjë dykrenore’ në flamurin e Shqipërisë.

Ky veprim i Izmir Smajilaj provokoi audiencën. Përgjatë konkurrimit, ai ka marrë mbështetje nga publiku”, ishte komenti i të përditshmes serbe “Kurir”.

Smajlaj fitoi medaljen e artë në kërcimin së gjati pas rezultatit rekord kombëtar 8.08 metra dhe tashmë fokusi i tij do të jetë Kampionati Botëror që zhvillohet në Londër në gusht.

Ndërsa në një intervistë për “Panorama Sport”, kampioni më i ri i Europës, Izmir Smajlaj, shprehu emocionet e para pas triumfit në Beograd. Ai zbuloi se e kishte parashikuar më herët festën me shqiponjën.

Ç’do të thotë për ju që të shpalleni kampion i Europës në Beograd?

Është gjëja më e bukur në botë. E kam shprehur dhe më herët, plus që jam stërvitur intensivisht, se e gjithë vëmendja ime ka qenë për këto dy gara. Ëndrra ime ishte për një kurorëzim të tillë në Beograd dhe më në fund ia arrita qëllimit. Emocionet ishin shumë të mëdha. Ka qenë një garë e fortë, ishte finale mbi të gjitha.

Ndërkohë, unë këtë rezultat ia dedikoj familjes sime, trajnerit tim, presidentit Gjergj Ruli dhe në veçanti babait tim. Pikërisht prej tij kam vazhduar sportin. Po të mos kisha mbështetjen e familjes, nuk do të isha kurrkund sot. Prej muajsh, presidenti i federatës ka deklaruar se unë do të jem kampion i ardhshëm i Europës, kampion bote, kampion Ballkani.

Brenda një jave e ngritët dy herë flamurin në Serbi. Mos vallë kësaj here e ndiet veten më tepër nën presion nga fakti që ishte Europian?

Normalisht që ka pasur presion, megjithatë unë kisha besim në vetvete që do arrija të shpallesha kampion Europe. Është bërë një punë e madhe së bashku me trajnerin tim, të cilën e falënderoj nga zemra. Të mos harroni që ka qenë një garë e vështirë, ishte Europian.

Kampion Europe, njëherësh edhe rekordmen i dyfishtë kombëtar…

Po, është e vërtetë. Kam qenë në një gjendje shumë të mirë fizike. Të them të drejtën, kam rrezikuar mjaft në kërcimin e gjashtë, pasi deri atë moment pozicionohesha i treti. Por kjo është gara dhe gjithmonë ka të papritura. Unë jam shumë i gëzuar, pasi në radhë të parë kam bërë krenar Shkodrën time, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. I falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë.

Kush ju uroi i pari pasi fituat medaljen e artë?

Në fakt, unë kam qenë me familjen këtu. Nuk ka pasur gjë më të bukur në botë.

A keni një dedikim për këtë arritje tuajën historike?

Dedikimi në radhë të parë shkon për familjen. Nëse do të kisha pasur mbështetje, do të kisha arritur shumë.

Pas kërcimit, ju keni festuar duke formuar shqiponjën me duar. E rastësishme ai moment?

Për të qenë i sinqertë, e kisha parashikuar se do ta bëja shqiponjën nëse do ta shpallesha kampion. Megjithatë, dua të shpreh falënderimet e mia për popullin e Beogradit, pasi më kanë pritur shumë mirë.

Mendoni se atletika është e vlerësuar nga autoritetet?

Do preferoja të mos komentoja këtë gjë tani, po të shijoj momentin si kampioni më i ri i Europës. Normalisht kërkoj mbështetjen e shtetit, pasi tani afër është Kampionati Botëror dhe kam pretendimet e mia për të hyrë në zonën e medaljeve. Për këtë jam duke u përgatitur.

Keni parashikuar ndonjë surprizë për nesër (sot) në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve?

Të shohim.

6 komente në “Bëri shqiponjën në Beograd, çmenden mediat serbe: ‘Kryqëzojnë’ atletin shqiptar…”

  1. Rama do dekoroje AAdriatik Lallen says:

    Mbaheni fort Shqiponjen se po ju shpetoje do fitoni detin me Greqine apo kufinjte me Maline Zi apo republikat serbe Brenda Kosoves.


    Qekur ky symbol I shpikur nga Islamiku Kreshnik Spahiu dhe eshte me shume nje symbol I islamizmit ka lidhje me shqiponjen e Skenderbeut.


    Perforcohet ajo thenia, dhi e zgjebosur bishtin perpjete.

    Merrni detin Grekut, I vini kufijte Malit te Zi, merruni me Shqiperine Lazarat dhe gjeni maunet me mbetjet toksike te Edrames njehere pastaj tregoni krenari boshe dhe te semure te nje Albanistanezi.

    1. albaniafirst says:

      Shko mos cope muti dhe thyej qafen. Zorraxhinjete si puna jote nuk I duhen kujt.
      Sado qe te perpiqeni te denigroni shqiptaret, djemte e vajzat tona do ecin perpara dhe ne gjithmone do jemi krenare per popullin dhe origjinen tone te lashte. Ne te kunderten ju do mbeteni prostituta dhe sahanlepiresa te te huajve.

  2. Thoma Dhima me nje metro okllai ne bithe. says:

    PROVOKACIJA !!!!
    Edhe hiresia e tij Anastasios Bithekiris Janullatos e ka kritizuar kete akt barbar, kete akt te paprecedent ndaj popullsise cigano-arabo-yuniane ortodokse. Theksoj se imzot Anastas eshte shume i stresuar nga kjo situate , ka heqje barku dhe urinon shpesh ne krevat.

  3. mirel says:

    Te prifte e mira or djale.
    Je krenaria e Shqiperise. Po shqiptaret duhet te ngrihen ti vene flaken shtetit dhe federates, duke filluar nga cadrat. Perndryshe nuk kane per tja hapur rrugen talenteve ne kete vend menxyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje