Zef Brozi thirrje deputetëve të PD: Ju që s’jeni pjesë e klanit kriminal të Berishës, votoni komisionet për Vettingun

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, u bën thirrje deputetëve të Partisë Demokratike, dhe të partive të tjera opozitare që të hënën të shkojnë në Parlament për të zgjedhur Komsionet e vetingut.

Në një status në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se Partia Demokratike ka edhe deputetë që nuk janë pjesë e klanit kriminal të Sali Berishës, dhe se ‘’duhet të shkojnë në Parlament e jo të zbatojnë verbërisht urdhrat e këtij plani të inkriminuar’’.

Brozi ka edhe një thirrje edhe për votuesit e opozitës, ku i kërkon atyre që t’i detyrojnë deputetët e PD-së të shkojnë në Parlament dhe të zgjedhin Komisionet e vetingut, për t’i hapur rrugë Reformës në Drejtësi.

Statusi i plote i Brozit ne rrjetin social:

Ju bëj apel deputetëve të Partisë Demokratike dhe të partive të tjera të opozitës që të Hënën, më 6 Mars, të shkojnë në Parlament për të zgjedhur Komisionet e Vettingut dhe t’i hapin rrugë zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Vetëm ata deputetë që janë të inkriminuar e zhytur në korrupsion e pengojnë Vettingun dhe reformën në drejtësi.

Në PD dhe në partitë opozitare ka deputetë që nuk janë pjesë e klanit kriminal të Sali Berishës dhe ata duhet të shkojnë në Parlament e jo të zbatojnë verbërisht urdhërat e këtij klani të inkriminuar.

Nëse ata pranojnë të tërhiqen për hundësh dhe të bëhen mbrojtës të krimit e korrupsionit duke sabotuar Vettingun, reformën në drejtësi, dhe hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, atëherë ata dëshmojnë se nuk e meritojnë besimin e votuesve te tyre që kërkojnë reformimin e drejtësisë dhe Shqipërinë europiane.

Më 18 Qershor demokratët e opozitarët e ndershëm duhet ta nxjerrin jashtë Parlamentit klanin e inkrimnuar të opozitës dhe të gjithë deputetët e tyre që po e mbrojnë këtë klan.

Votues të opozitës-detyrojini deputetët tuaj që të shkojnë në Parlament e të zgjedhin Komisionet e Vettingut! Nëse nuk e bëni këtë, atëherë as ju mos u ankoni më për gjykatat e prokuroritë që keni, sepse ashtu i duan deputetët tuaj dhe ata që zgjedhin të tillë deputetë”.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Zef Brozi thirrje deputetëve të PD: Ju që s’jeni pjesë e klanit kriminal të Berishës, votoni komisionet për Vettingun”

  1. LORA says:

    Kujt I ka mbete nje fije mend ,nje fije shqiptarizmi dhe nuk eshte I inkriminuar,ne nahijen shqup-se,duhet te marre ne konsiderate serioze apelin e Zef Brozit,,,,,,,juristit me dinjitar te pasnentedhjetes.
    Ne te kundert, vafshin ne esfel te gomereve,,,,,,rrugen e Vetting-ut nuk e pengon dot kush,,,,e shumta e verteton vet qe eshte deri I ne fyt I inkriminuar, dmth subjekt I hazershem per shpaten e Vetting-ut.

  2. Arber I says:

    Te gjithe jane klan i Berishes. Le te guxoje ndonjeri te dale nga rreshti: sopata kokes e pret tek hyrja e tunelit te Elbasanit! Flet nga Amerika ti, pse nuk e hoqe qafe ti, po ia mbathe? Tani eshte teper vone. Kurrizin e gungacit e shtron vetem vdekja!

  3. Arjushka says:

    Kushedi sa shume i trembet Saliu me Lulin, Zef Brozit! Urojme qe drejtesia te beje punen e vet!

  4. Miho says:

    Pjesa e inkriminuar e PD-s, Berisha ,Basha,Strazimiri,Noka dhe agjentet e tjer te sherbimeve te huaja nuk do ta votojne
    reformen ne drejtesi ,ndersa pjesa e pa inkriminuar mendoje se do te bej hapin e rendesishem qe te mbeten pjesa me e shendosh e PD-s dhe dashamirse e Europes.
    Pjesa qe I trembet Jan te inkriminuarit,ata qe kan layer duart me gjake,te koruptuarit me allish verishe Kundera popullit,shtetit,kete nuk kan qef drejtesi ne pa kapur nuk do ta votojne reformen ne Drejtesi.Mos Prisni -sic ka then ambasadori Lu-qe gjelat e detin te votojne per krishtlindje,ku I pret giotina.
    Nga keta (gjela)Kane edhe te tjer nga partit e majta.
    Te fala Nga komanda

  5. Lucia says:

    Nuk eshte z.Brozi qe don te trembe politikanet..kete kauze ai e ka mbrojtur qe ne ditet e para te demokracise….mos degjimi e fjaleve re tij dhe te gjith juristeve te kualifikuar te ligjeve ..e pagio shtrejte populli shqiptare.e paguan shtrejte edhe shqiptaret ne emigrim nga mosfunksionimi i shtetit dhe ligjeve ne shqiperi.Tani eshte shanici i duhur ti themi mjaft ketyre diktatoreve me te ashtuquajturen demokrazi.Respektin maksimal per ju z.Brozi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *