Denoncoi përdhunim të rremë që nëna ta lejonte të martohej, por 17 vjeçarja nuk i mendoi pasojat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një e mitur 17-vjeçare në kryeqytet ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të bindur nënën e saj që t’i lejonte të martohej me të dashurin.

Ajo ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës dhe ka kallëzuar se ishte përdhunuar prej tij. Historia është regjistruar në gusht të vitit 2016, kohë kur e mitura B. Q., e shoqëruar nga e ëma, ka depozituar një kallëzim kundër fqinjit të saj.

Vetëm dy ditë më vonë ajo ka shpjeguar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk ishte dhunuar seksualisht dhe se me djalin e kallëzuar kishte një lidhje dashurie disamujore. Megjithëse ka shpëtuar nga përgjegjësia penale të dashurin, ajo nuk mundi t’i shpëtojë përgjegjësisë së saj për kryerjen e veprës penale të “kallëzimit të rremë”, raporton Panorama.

Më 10 shkurt 2017, Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin e të resë, duke e dënuar me 2 muaj heqje lirie. Minorenia e gjykuar në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” nuk do të shkojë në qeli, pasi përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e saj në shërbimin e provës për një periudhë 18-mujore.

Sipas vendimit të Gjykatës, kallëzimi i minorenes është depozituar më 2 gusht 2016. Ajo ka rrëfyer se rreth orës 13:00 të asaj dite ajo ka qenë e vetme në shtëpi, kur në dhomë i është futur fqinji i saj, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

“Në vijim të hetimeve, e pyetur më datë 04.08.2016, e pandehura ka shpjeguar se kishte rreth 5 muaj që njihej me fqinjin, kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me dëshirë me të dhe e dashuronin njëri-tjetrin.

Në lidhje me kallëzimin e paraqitur 2 ditë më parë, e pandehura ka shpjeguar se nuk ishte e vërtetë që shtetasi i kallëzuar kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj, por kishte paraqitur kallëzimin e rremë me qëllim që nëna e saj ta lejonte të martohej me të kallëzuarin”, thuhej në vendimin e Gjykatës. Gjatë fazës së hetimit dhe gjatë gjykimit të çështjes, e pandehura ka mbajtur qëndrim pohues. Ajo ka pohuar se është martuar me shtetasin e kallëzuar prej saj dhe ka kërkuar një dënim sa më të butë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *