Idrizi: Vetingu duhet që të bëhet urgjent

5 Mars 2017, 14:28Politika TEMA

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi që reforma në drejtësi të realizohet sa më parë.

Ai propozoi që palët të lënë sherret e të bëjnë një pakt kombëtar për drejtësinë, në mënyrë që vendi të futet në Bashkimin Evropian.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka mbështetur pa asnjë lloj kushti reformën në drejtësi. I bëj thirrje të gjithë forcave politike shqiptare, boll më me sherre që nuk kanë lidhje me interesin publik. Ka ardhur momenti që të kemi një pakt të madh kombëtar, një pakt kombëtar që të jepet dakortësi për reformën në drejtësi, por edhe për proceset e integrimit që po kalon vendi. Politika shqiptare ka qenë jashtëzakonisht e zonja për të prodhuar kriza, por nuk ka qenë e zonja për t’i zgjidhur këto kriza. I bëjmë thirrje politikës që të zgjidhë urgjentisht problemin e vetingut, t’i hapim rrugën një reforme shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët”, tha Idrizi.

2 komente në “Idrizi: Vetingu duhet që të bëhet urgjent”

  1. Timi says:

    Apele, apele koti!! Nuk është se nuk e di Basha këtë, nuk do. Thjesht është, nuk do. Duhet të detyrohet. Basha kupton vetëm kur ta kapesh për veshi.

  2. diplomati says:

    Ishalla na ndihmon ti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje