Koeman drejt stolit të Arsenalit?!

5 Mars 2017, 17:20Sport TEMA

Ronald Koeman është emri i ri për stolin e Arsenalit. Pas 20 vjetësh, epokës së Arsene Wenger në stolin e topcinjëve të Londrës i ka ardhur fundi.

Humbja ndaj Liverpoolit këtë të Shtunë i vuri vulën largimin të teknikut francez nga Arsenali pasi edhe tifozët kanë dalë kundër Ëenger duke u kërkuar drejtuesve largimin e 67-vjecarit. Tashmë dilema është se cili do të jetë pasuesi i francezit në stolin e topcinjëve.

Pas emrave të tillë si Thomas Tuchel, Massimiliano Allegri, Rafael Benitez, Leonardo Jardim dhe Roger Schmitd sëfundmi në skenë ka dalë një tjetër alternativë, pikërisht Ronald Koeman. Holandezi pasi shkëlqeu me Southmapton-in po bën mirë edhe me një skuadër tjetër të Premier League dhe falë aftësive që zotëron ka përfunduar në radarët e drejtuesve të Arsenalit.

Sipas mediave angleze, krerët më të lartë të topcinjëve të Londrës shofin te 50-vjecari holandez, njeriun ideal për të zëvendësuar, francezin Wenger të cilit i skadon kontrata në 30 Qershor të këtij viti. Koeman u pëlqen drejtuesve të Arsenalit jo vetëm për rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe por më tepër për mënyrën e tij të punës.

Holandezi përdor dorën e hekurt brenda dhomave të zhveshjes dhe mbi të gjithë është një trajner me shumë karakter, cilësi këto që mund ta ndihmojnë për të drejtuar një klub të madh si Arsenali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje