Meta nga Vlora: LSI sjell stabilitetit politik në vend. S’jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është shprehur se LSI-ja është në radhë të parë parti e të rinjve dhe të rejave, të familjeve më të thjeshta të shoqërisë sonë, dhe shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend.

Kryeparlamentari zhvilloi një takim me strukturat e LRI-së së Vlorës, ku

“LSI-ja është një mundësi për të gjithë, është një parti që u drejtohet në radhë të parë të rinjve dhe të rejave të familjeve më të thjeshta të shoqërisë sonë. Mbështetja për LSI-në rritet, sepse të gjithë e shohin që LSI-ja është shtylla kryesore e stabilitetit politik në vend, është një shtyllë kryesore e paqes sociale, e dialogut dhe e bashkëpunimit. Ne nuk jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit”, ka deklaruar Meta.

Kreu i LSI-së u zotua më tej se do t’u japë mbështetje të rinjve, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri e jo jashtë vendit.

“Për ne, të rinjtë nuk janë një fasadë. Për ne, të rinjtë janë e sotmja dhe e ardhmja e Vlorës dhe e gjithë Shqipërisë. Ne duam t’i japim një shtysë të fuqishme angazhimit tuaj dhe të gjithë të rinjve në vend, si dhe protagonizmit tuaj, në mënyrë që askush prej jush të mos e shikojë të ardhmen jashtë Vlorës dhe jashtë Shqipërisë”, tha kryetari i LSI-së.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, kryetari i KDK-së së LSI-së, Shezai Rrokaj, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, si dhe deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Meta nga Vlora: LSI sjell stabilitetit politik në vend. S’jemi një forcë oportuniste, që një herë i bëjmë qejfin njërit e një herë tjetrit”

  1. pepini.brravo says:

    si bicim dashnore kolektive mo!

  2. kalciani says:

    Parulla Juaj zoteri eshte Me Ne vjedhin te gjithe,ky eshte stabiliteti.Brenda vitit futen nga tre kater drejtore nga ata te tute ne burg, se Ju e keni konceptuar bashkqeverisjen si platforme per te vjedhur dhe per te blere vota.Eshte fatkeqesi qe ju jeni akoma ne qeveri ,por mbase kanceri Juaj vleresohet mashkull he per he.Ne vend qe te vini mend dhe beni Shqiperine, ju vazhdoni me dokrra partie.Si parti keni vetem klan hajdutesh dhe pramgatistesh, qe e konceptojne pjesmarrjen ne partine tuaj vetem si trampolin per tu punesuar.Kjo me sa duket ju kenaq shume Ty dhe Shafranin tend qe erdhi pa brek ne mengjes dhe u gdhi me vila ne mbremje.Turp,mem mire mbylle se sa flete per stabilitet Ti me ceten tende.

  3. Ata tallin menderet me ty o popull says:

    RAMA PASI FALENDEROI ADRIATIK LLALEN PER KONTRIBUTIN E MADHERISHEM KA NE PLAN TE DEKOROJE EDHE iLIR mETEN SI FAKTOR STABILITETETI E MERITOKRACIE NE aLBANISTAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *