INTERVISTA/ Mustafaj tregon gabimin e Bashës: Duhet të ishte ndarë prej Berishës, tani është vonë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, mendon se Lulzim Basha është i vonuar nga ndarja politike që duhet të kishte bërë me ish kryeministrin Sali Berisha.

Sipas tij, tani Basha duhet të punojë vetëm të rikthejë besimin te shqiptarët.

Në një intervistë për emisionin “Kjo javë me Nisida Tufën” në “News 24”, themeluesi i PD-së u shpreh se protesta e demokratëve ka arritur ta krijojë profilin e saj politik, por beson se një moment kritik do të jetë ai i vendimmarrjes për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet.

Si e shikoni protestën e opozitës dhe a mendoni se opozita do të marrë pjesë të hënën në seancë plenare?

Protesta, pas dy javësh zhvillimi, mund të thuhet se ka një profil të qartë të asaj që është dhe të asaj që do të jetë në vazhdim. Të gjitha paralajmërimet se do të “fiket” ngadalë dihen tashmë. Kjo si protestë është një shprehje maksimale e pakënaqësisë dhe e mospajtimit midis dy palëve në politikë. Është arritja në një pikë e mosbesimit dhe mospërputhjes mes dy palëve për të gjetur një rrugë të përbashkët, aty ku nuk mban më. Në këtë kuptim unë do të thosha se kjo protestë ka treguar për opozitën disa efekte pozitive. E para ka mobilizuar bazën e saj sepse ka pasur një lloj plogështie në bazë. E dyta ka ngritur realisht një konferencë permanente shtypi në mes të bulevardit dhe një mundësi për opozitën për të komunikuar mesazhet e saj ndaj të gjithë opinionit publik. Kjo, falë vëmendjes së mediave. Të dyja këto janë arritje të rëndësishme po të kemi parasysh periudhën kur ndodhin. Ne jemi afro tre muaj larg zgjedhjeve parlamentare. A do të shkojë deri në fund? Kjo është një pyetje shumë e rëndë- sishme. Unë besoj se nga shenjat që ka, kjo do të jetë një opozitë që do të zgjasë. Momenti i saj delikat do të jetë kur të gjendet përpara detyrimit ligjor për të bërë regjistrimin për zgjedhjet në Komisionin Qendror Zgjedhor. Atëherë do të shihet nëse kjo opozitë është e gatshme të lëshojë dhe të futet në zgjedhje pa qeverinë teknike, për të cilën është tashmë kaq këmbëngulëse, apo do të rezistojë deri në fund dhe do të kemi skenarin maqedonas. Në këtë skenar, siç e kemi parë, Zaevi rezistoi më shumë se 1 vit.

Ditën e hënë është një seancë shumë e rëndë- sishme, ku votohen komisionet e vetingut. A keni ju një parashikim për seancën e ditës së hënë në lidhje me opozitën?

 

Nga përvoja ime politike unë kam prirjen të besoj që protestat dhe qëndrime të tilla nuk janë si diplomacia, që jep një përgjigje dhe bën një veprim tjetër. Në këtë kuptim na ngelet të nisemi vetëm nga deklaratat. Deklarata që bëri Basha në dalje nga takimi me të ngarkuarën për politikën e jashtme dhe sigurisë në BE, Mogherini, ishte që parlamenti ynë do të jetë te çadra e lirisë. Në këtë kuptim, nuk kemi shenja që na bëjnë optimistë se opozita do të jetë në seancën e së hënës, kur edhe do të konstituohen disa komisione shumë të rëndë- sishme për vetingun.

 

Mendoni se funksionon koalicioni Rama-Meta? Dy ditë më parë dolën edhe me një deklaratë të përbashkët?

Unë nuk kam më shumë informacion se opinioni publik për këtë takim. Unë e gjykoj se ka qenë një takim i rëndësishëm për të mbajtur gjallë koalicionin qeverisës. Një takim që heq një pjesë të pikëpyetjeve, të cilat kanë shtruar sjelljet disidente do të thosha, të disa ministrave të LSI-së, madje edhe të disa deklaratave evazive nga ana e Metës.

Ky ka qenë një takim që në radhë të parë ka shërbyer për të siguruar koherencë në koalicionin qeverisës. Ka qenë një takim për t’i dhënë më shumë siguri Ramës sesa Metës, sepse kryeministri është personi në pozitë më delikate në këtë situatë. Kemi parasysh që tërheqja e mandatit të Armando Prengës do t’ia kalojë mandatin një deputeti të LSI-së, çfarë do të thotë se e shton imazhin e keq të zgjedhjes së kandidatëve, që më pas janë bërë deputetë nga ana e PS-së.

Kjo vjen se, nga të gjitha kandidaturat e paraqitura nga PS-ja në Lezhë, pjesa më e madhe rezultojnë të inkriminuar dhe të prekur nga ligji i dekriminalizimit. Por nga ana tjetër, ky mandat i zbret numrat e PS-PDIU, nëse do ta llogarisnim jashtë LSI-në në 69 mandate. Kështu, pozita e Edi Ramës bie nën atë limitin që ia ka paralajmëruar Ilir Meta, kur i tha se nëse ke 71 deputetë unë tërhiqem në çdo moment nga qeveria. E bën fakt pozitën imponuese të LSI-së brenda këtij koalicioni.

Slogani i përdorur së fundmi nga Basha “MAGA”, apo edhe termi i republikës së re, ju duken të duhura për situatën që ndodhemi? Po pse jo?

Çështja është sa realistë janë dhe sa do t’i përgjigjen. “MAGA” është një gjuhë e importuar nga SHBA-të dhe Presidenti Trump. Unë personalisht besoj se nuk është e përshtatshme në një aspekt. Në gjuhën e Presidentit Trump si gjatë fushatës, por edhe pas përzgjedhjes së tij, slogani më i rëndësishëm është “America first”, “Amerika e para”. Është një slogan izolacionist. Pra, pavarësisht nga përmbajtja e bukur që mund të ketë, nuk do të doja që asnjë slogan nga opozita që të linte të kuptonte reminishenca dhe që e veçojnë Shqipërinë nga proceset e mëdha integruese. Në këtë kuptim unë do të thosha që është një slogan i nxjerrë nga koncepti i vet dhe që nuk ka vend në kontekstin tonë.

Ju keni deklaruar se z.Basha duhet të distancohet nga politikanët dhe idetë e ish-kryeministrit Berisha. Përse e mendoni kështu? Ndikon Berisha në vendimmarrje?

Nuk e di sa ndikon. Unë e kam thënë dhe i qëndroj asaj ideje që Basha duhej shumë shpejt, sapo mori funksionet e kryetarit, që ta afirmonte veten si një njeri i cili nuk është në hijen e Berishës. Kjo ishte një nevojë për Bashën që ta afirmonte lidershipin e tij, është një nevojë për PD-në që të riformatohej në përputhje me filozofinë e liderit të ri dhe historinë e re që po hynte pas humbjes së thellë në 2013.

Tashmë është shumë vonë t’i shtrohet kjo kërkesë Bashës sepse jemi vetëm 3 muaj përpara zgjedhjeve dhe tani nevoja e madhe e Bashës është të afirmojë sa më qartë, sa më i vendosur një vijë, një vizion, një program politik që e çon PD-në drejt fitores. Duke ngjallur shpresën e humbur që ka shoqëria shqiptare te politika në përgjithësi, te maxhoranca në mënyrë të veçantë, që nuk përkthehet doemos si një besim tek opozita.

Çfarë ndodh nëse opozita nuk kthehet në parlament? Nuk do të kemi opozitë në parlament deri në zgjedhje?

Kjo nuk është hera e parë që parlamenti kalon periudha disamujore pa opozitën. Tani periudha është më delikate që bëhet reforma elektorale. A do të pranojë dhe a do të pëlqejë opozita të shkojë me ligjin ekzistues, besoj se ky do të jetë një vendim që do të merret në nivelet e larta të PDsë. Por është një pyetje që duhet t’ia shtroj vetes. Unë i kam parë me kujdes propozimet e PD-së për reformën zgjedhore. Me përjashtim të votimit dhe numërimit elektronik, propozimet e tjera janë arnime të vogla, mungesa e të cilave nuk e bën të papërdorshëm ligjin ekzistues.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “INTERVISTA/ Mustafaj tregon gabimin e Bashës: Duhet të ishte ndarë prej Berishës, tani është vonë”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    ky Mustafaj dhe Basha duket se kane kullotur ne te njejten djerrine !
    nivelit te tyre te inteligjences,mund te jene nja 50000 mije njerez,nga e gjithe
    SHqiperia.nga fshataret e Mul Nokes,o te ZHelal Mzatit.ose “bastione te PD”
    ne Kavaje.keta perfaqesojne me te vertete,KOKE PA LARET !!!

  2. tropojani c100 says:

    po pse i ke hequr muthhhhtaqet o burr

  3. kuq e zi says:

    ju nuk e dini sa ndikon berisha te basha ????
    ku ishe zotrote diten e votimit te kushtetutes kur basha bente lart e poshte per te informuar berishen dhe marre pelqimin e tij per cdo presje qe debatohej ate dite… mjafton kjo dite per te deklaruar kush komandon
    basha duhej te shkeputej nga berisha ???
    jo basha por as olldashi nuk mund te shkeputej nga komanda e tij thjeshte per faktin sepse keta dy kandidatura te reja dhe te manovrueshme lehte nga ai u zgjodhen pikerisht per tu komanduar
    nqs do kishte kandidate te kalibrit te topallit apo patozit muzika do ishte ndryshe jo se ke ta jane te kulluar por sepse jane veterane dhe jo ne diten e pare te shkolles berisha do e kishte te vishtire ti kontrollonte dhe kjo nuk duhej te ndodhte sepse dorheqja e tij ishte taktike dhe jo sepse ishte humbes dhe hapi krahun
    pra ajo cadra eshte tamam stil maqedon vetem se ketu rolet jane nderyshe ku lsdm eshte ps-ja, dhe vmro eshte pd-ja sepse pas 8 vjet pushtet akoma ska ardhe dita e drejtesise ajo fillon me vetingun dhe jo me ata qe jane sot

  4. Nero says:

    Basha eshte bashkekriminel me berishen dhe i ndare nga Berisha do te ishte me kohe ne burg. Prandaje boll me komente te kota. Kush djallin eshte basha nje krim haleje i veshur me pushtet.

  5. Dardani says:

    O mustafe o kok rrumbullaku. Po a e din mor bule qe bashuqi luh ka ngrene te njejten corbe si salici.
    Nqs se keni ca budallenj qe ju ndjekin e ca qe I kini futur thes e ju keni lidhur ushkurin eshte Pune e tyre.
    Nuk ndahen nga krimet sepse.
    1- bashuqi minister I rrugeve 300 milion dollar vjedhje
    2- leh bashuqi minister I jashtem shitje e detit greqise
    3- bashuqi Minister I brendshem 4 te vrare 21 janar
    4- lushi avokati I shtepise se verdhe me Doris Pack kerkonte denimin e luftetaret UCK
    5- pritet gjuhe shqipe nje maqedoni Luli remuje nje tirane, kur pritet edhe lirimi I Ramush Hajradinaj .
    Keshtu eshte bere nga Banda. Do lufte se lufte do Saliu.
    Prandaj ju qe u ngritet nga PPunes me ” punen e partise” mos flisni
    FLM gazeta

  6. undefined says:

    O budall do e kishte zhduk Berisha

  7. undefined says:

    O budall do e kishte zhduk Berisha

  8. Jimi says:

    Z. Mustafa! Ti harron qe Lideri Basha” eshte nje “krijes in vitro” i qoftelargut, nje “zog inkubatori” te cilit qe ne lindje ai i instaloj ne tru nje cip me nje program te caktuar me te cilin ai po operon ne praktik. Ky i ashtuquajtur ” Lideri Basha ” do te egzistoje per aq kohe sa krijuesi dhe eksperimentuesi do ta shofe te arsyeshme. Ne momentin qe misioni i tij, nga krijuesi dhe eksperimentuesi do te konsiderohet i kryer, atehere do te behet edhe “asgjesimi” i “cipit” Atehere ky “Lider” do te mbetet thjesht nje humanoid pa cip ( pa tru)! qe nuk do ti duhet me askujt!
    Keshtu qe ajo qe ti thua qe ” Lideri “Basha” duhet te shkeputet, nuk ka sens dhe nuk ka te ngjare, pasi kjo nuk eshte thjeshte ne doren e tij, fati i tij qe ne ngjizje ishte dhe mbetet ne doren e” Krijuesit” te tij!

  9. Jimi says:

    Shkurt “Lideri Basha” eshte “Klon” i prodhuar in vitro nga ati i tij qoftelargu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *