Ndoka mesazh Ramës: Opozita pranon të bisedojë, por vetëm si kryetar PS-je

Kreu i PDK, Nard Ndoka bën me dije se opozita është gati që të bisedojë me Edi Ramën, por me kushtin e vetëm si kryetar PS-je dhe jo si kryeministër.

Në një status në Facebook, Ndoka ka shkruar se opozita ka të gjithë të drejtën e saj të kërkojë zgjedhje me standarde dhe se PS-ja ka më shumë mëkate se PD-ja.

Ai mendon se e vetmja zgjidhje për vendin, është qeveria teknike.

Statusi

Qeveria teknike, e vetmja zgjidhje!

Rama mund të dialogoje me opozitën, si kryetar i PS, jo më si kryeministër!

Pse opozita ka te drejten morale dhe politike, të kërkojë standarde per zgjedhjet?

Kur analizon proceset zgjedhore, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, konsensusin, por edhe pazaret midis dy forcave politike PS e PD, konstaton se fajet dhe mëkatet perfshijne të dy keto parti.

Por pesha më e madhe e fajit i perket PS-së, pikërisht kur ishte në opozitë.

Ka kerkuar konsensus tek PD per reformen zgjedhore dhe e ka marre ate, sa here ka hyre në zgjedhje.

PS ka shembur garancite kushtetuese, duke ndryshuar zgjedhjen e Presidentit te Republikes me shumice te thjeshte, duke prishur konsensusin e vendosur ne kushtetutë me votim te cilesuar, qe detyronte konsensus te gjere.

Kalimi, nga nje sistem rezultativ mazhoritar dhe propocional, me i miri per pluralizmin, ne nje sistem propocional rajonal problematik dhe antikushtetues, me qellimin e vetem per te demtuar pluralizmin dhe partite e treta politike.

Sot, PD dhe opozita, po kerkon standarde per të gjithë, votim elektronik në zgjedhje. Kerkese llogjike, e mundur per tu implementuar.

Është here e pare, qe PS-ja ka në dore të jape konsensus per zgjedhjet, nderkohe qe e ka marre disa here për vete, per fat të keq duke e perdorur në dëm të institucioneve, kushtetutes dhe pluralizmit politik.

Ndaj, është dukshem ndryshimi sot, opozita ka te drejten morale dhe politike per ti kerkuar standardet per zgjedhje me konsensus, në të kundert me forcën e protestes dhe mekanizmave demokratik do e detyrojë maxhorancën të dorezohet nga aventura fluturake e saj!

Nuk ka shumë pista per zgjidhje, mbetet vetëm një, qeveri teknike, tranzitore, kujdestare, me baze të gjerë, ka plot emra, por pa një emër, Edi Ramën jo kryeminister.

Çdo vendimarrje e vonuar do ketë një kosto per mazhorancën aktuale, per fat te keq edhe per vendin.

Rama nuk vendosi standarde per zgjedhjet, nuk pranoi dhe as nuk afroj konsensus, nuk garanton besim, ka konsumuar kohën per organizimin e zgjedhjeve, ka humbur të drejtën morale e politike të dialogojë si Kryeminister, por vetëm si kryetar i PS.

Qeveri pa Edi Ramën, kryeminister, mund të jetë kerkesë, që kuptohet më mirë edhe nga vetë Rama!

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...