Në Shqipëri do të grihet Policia Vullnetare, funksioni i saj

5 Mars 2017, 10:04Kronika TEMA

Mazhoranca qeverisëse synon të shtojë me ligj masat e sigurisë, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet çdo skenari për destabilizimin e vendit, prishjen e rendit dhe të qetësisë publike, si dhe situatave të emergjencave civile.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili ndër të tjera parashikon ngritjen e Policisë Vullnetare, strukturë mbështetëse e Policisë së Shtetit, raporton shqiptarja.com

Projektligji ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, duke parashikuar Policinë Vullnetare ose Policimin Vullnetar.

Kjo strukturë e re do të jetë një bashkim vullnetar i kontributeve të vetëofruara nga shtetasit shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë Policisë së Shtetit, kryesisht për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Grupi i qytetarëve do të ndihmojë gjithashtu Policinë e Shtetit për parandalimin e krimit dhe përballimin e situatave të emergjencave civile.

Ndërkaq, projektligji, i cili pritet të miratohet në ditët në vijim në Parlament, ngarkon Këshillin e Ministrave për miratimin e një vendimi, i cili rregullon organizimin, funksionimin dhe fushën e Veprimit të Policimit Vullnetar.

Ligji ka shkuar në Kuvend pikërisht katër muaj para zgjedhjeve të 18 Qershorit, kur ka një risk më të madh për rritjen e kriminalitetit.

Përfitimet

Për shkak të përfshirjes së Policisë Vullnetare, projektligji ka ndryshuar nenin neni 75 të ligjit, për trajtimi i familjarëve të punonjësve të policisë që humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrës. Projektligji parashikon trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës, por edhe të shtetasve që humbin jetën në ndihme të strukturave të Policisë së Shtetit.

Familjet e shtetasve, të cilët humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të Policisë së Shtetit, përfitojnë, në mënyrë të ngjashme, çdo ndihmë dhe trajtim të parashikuar në pikën 1 të këtij neni. Përfitimet e ngjashme, për këtë kategori, caktohen në bazë të pagës mujore, dhe për shtetasit jo në marrëdhënie pune, në bazë të pagës mujore të gradës `Inspektor’”, parashikon ligji. Pra, ndryshim sjellë risi pasi parashikon trajtim jo vetëm familjeve të punonjësve të policisë që humbin jetën për shkak të detyrës, por edhe familjeve të shtetasve, të cilët humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të policisë.

Periudha e provës

Në nenin 15 të projektligjit, parashikohet që në nenin 142, pika 7 të shfuqizohen, ndërsa pika 5 ndryshohet duke ulur periudhën e provës nga 2 vite në 1 vit. Shfuqizimi i pikës 7 të nenit 142 është bërë pasi kjo dispozitë krijon pabarazi midis ish punonjësve të policisë që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit para hyrjes në fuqi të ligjit dhe ish punonjësve të policisë që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit pas hyrjen në fuqi të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

Nga ana tjetër ky shfuqizim është bërë edhe për shkak se punonjësit e policisë që rikthehen në Policinë e Shtetit  pas një periudhe të gjatë kohore (me shumë se dy vite), të ndërprerjes së marrëdhënies të punës me struktura e policisë, nuk mund të jenë efektivë në punë si punonjësit e policisë të cilët vazhdojnë pa pandërprerë marrëdhëniet e punës.

4 komente në “Në Shqipëri do të grihet Policia Vullnetare, funksioni i saj”

  1. tomi says:

    hahahaha filloi GBV

  2. a says:

    Kopilat e Komunizmit e quajne “Spiunllekun e Lagjes”= “Polici Vullnetare”, pas lagjes Spiunlleku do te futet edhe ne Familje….brohorisni o Bageti “Rofte Ramy”. Do te krijojme perseri nje shoqeri Hipokritash dhe Fuksash.
    Nuk e kuptoni o Popull se parandalimi i Kriminalitetit, vjene vetem nqs sigurohet tek qytetari “minimumin e Jeteses”, dikush do te vjedh nje “kothere buke” nqs eshte i pa pune eshte e pa shmangeshme.

  3. Budallaii says:

    E pasi te grihet, me se do gatuhet kjo policia vullnetare?

  4. doktorri me gjilpon t trash says:

    a do ringjallen ata 120 lekshat e kohes se enver dull kamunizmes a?
    se,dosjet e spiunve t komunizmit nuk u happen, kshtuqe personat 1200 leksha te dikurshem,kan shonce qe “te transferohen” nga sigurimi komunist I shtetit tek policija vullnetare..e demokracis.
    jan te pergatitur me pun vullnetare komuniste. s kan nevoj per shkoll plepash.
    ksaj I thor lath thaj vish,ose shkencrisht rimbursim resursesh te vjetra,
    tradita vlla.tradita.
    jem a sjem ne nga Mirdita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje