Partizani, Starova: I lumtur për fitore. Federata ngul këmbë të spastrojë tifozët!

Trajneri i Partizanit ka folur pas suksesit mjaft të rëndësishëm që ekipi i tij mori në Lac.

Në prononcimin e tij për “Supersport”, Starova tha se ndihet mjaft i lumtur për këtë tre pikësh, ndërsa thumboi dhe FSHF-në.

“Nuk ka fitore pa vuajtje, tre pikët ishin të arta dhe kur fiton vetëm 1-0, tenton të bësh golin e sigurisë, por mund të rrezikosh. Partizani ka bërë një ndër ndeshjet më të bukura sot. Treguam që i donim tre pikët dhe jam shumë i kënaqur me ekipin dhe lojën.
Nuk bën gol Ronaldo por bën Ramos dhe shpëton Realin. A ka shembull më të mirë se ky për golin e Krasniqit? Nuk ka rëndësi nga vjen fitorja por rëndësi kanë tre pikët.
Laçi i do pikët se s’bën dhe i ka me pikatore e opinionistët apo ku di unë thonë që toleron. Nëse doni të dini edhe për punën e dënimeve, kemi mbetur të gjithë të habitur. Federata ngul këmbë të spastrojë tifozët dhe të boshatis stadiumet sepse nuk ka arsye tjetër”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *