Premier League/ Manchester City bën detyrën ndaj Sunderlandit

5 Mars 2017, 19:03Sport TEMA

Manchester City ka bërë detyrën ndaj Sunderlandit duke fituar me rezultatin 2-0.

Një gol në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë, i mjaftuan Manchester Cityt për të marrë tre pikë në transfertën e Sunderlandit.

Autorët e golave të fitores për skuadrën e Pep Guardiolës, u shënuan nga sulmuesi Sergio Aguero në minutën e 42-të dhe Leroy Sane në minutën e 59-të, duke i dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme ekipit të tyre.

Në këtë ndeshje për Sunderlandin luajti dhe Adnan Januzaj, që bëri një paraqitje të mirë, duke u zëvendësuar më pas në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitore, City shkon në kuotën e 55-pikëve, tetë më pak se kryesuesit Chelsea, që të hënën përballet me West Ham United.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të ditës së sotme Tottenhemi arrti të marrë një tre pikësh në fushën e saj përballë Evertonit.

Spursat triumfuan me rezultatin 3-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje