Rama: Lako botoi 'Opingën' në Paris, ishte vetëm 17 vjeç kur nxori gazetën 'Shqipëria'

5 Mars 2017, 23:01Dossier TEMA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në rubrikën “AMARCORD” ka kujtuar 55 ­vjetorin e ndarjes nga jeta të publicistit Nikolla Lako.

55 vite më parë ndërronte jetë publicisti dhe eruditi i madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës.

Qe vetëm 17 vjeç kur nxori në shtyp gazetën “Shqipëria”, më 1897, ndonëse aktiviteti i tij publicistik do të kulmojë me botimin në Paris të revistës cilësore “Opinga” e cila do të kontribuojë në propagandimin e çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes më 1919­1920.

Ishte drejtor i parë i Bibliotekës së Korçës dhe themelues i Muzeut të Shkencave të Natyrës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje